Ndonëse mund të ndodh shpesh gjatë notit, ju mund të bllokoni kanalin e veshit me ujë edhe në shumë raste të tjera.
Nëse kjo ndodh, mund të ndjeni një ndjesi gudulisjeje në vesh. Kjo ndjenjë mund të shtrihet në nofullën ose në fyt.
Ju gjithashtu mund të mos jeni në gjendje të dëgjoni mirë, apo të ndjeni tinguj të pashpjeguar.
Nuk është e vështirë të nxjerrësh vetë ujin nga veshi, këtu kemi disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt.
Lëvizeni pjesën e poshtme të veshit
Kjo metodë do të ndihmojë në largimin e ujit.
Tërhiqni ose tundni butësisht pjesën e poshtme të veshit, derisa përkulni kokën poshtë drejt shpatullës.
Ju gjithashtu mund të provoni të tundni kokën nga njëra anë në tjetrën ndërsa jeni në këtë pozicion.
Provoni metodën e ‘gravitetit’
Shtrihuni në anën ku iu është mbushur veshi me ujë, dhe vendosni kokën në peshqir, në mënyrë që të absorbohet uji.
Uji mund të rrjedhë ngadalë nga veshi i juaj derisa jeni shtrirë.
Përdorni tharëse flokësh
Nxehtësia nga tharësja mund të ndihmojë në avullimin e ujit brenda kanalit tuaj të veshit.
Ndizni tharësen tuaj të flokëve në opsionin më të vogël.
Mbajeni tharësen 30 centimetra larg veshit tuaj, dhe lëvizeni para dhe mbrapa. /Telegrafi/
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...