Ka disa mënyra sesi mund të përmirësoni shëndetin tuaj, dhe veçanërisht shëndetin e zemrës.
Shoqata Amerikane e Zemrës tregon 7 mënyra të thjeshta për të menaxhuar shëndetin e zemrës.
1.Mbani nën kontroll presionin e gjakut
“Është shumë e rëndësishme të monitoroni presionin e gjakut, sepse hipertensioni është një nga shkaqet më të zakonshme të sëmundjeve dhe goditjeve të zemrës”-tha Karas
Ajo shtoi se nëse presioni i gjakut tuaj është i lartë, të mos shqetësoheni sepse është lëhtësisht e trajtueshme. Ka shumë medikamente të miratë cilat ndihmojnë për të kontrolluar presionin e gjakut dhe për të përmirësuar shëndetin e zemrës.
2.Kontrolloni kolesterolin
Kolesteroli konsiston tek yndyrnat në gjak, dhe me kalimin e kohës këto yndyrna bllokojnë venat dhe të shkaktojnë arteriosklerozë. Kjo gjendje çon në ngushtimin e arterieve që mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës, goditje, dhe probleme të tjera të zemrës.
3.Reduktoni sheqerin në gjak
Diabeti është një sëmundje e cila nuk mund të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe kjo mund të shkaktojë probleme në zemër dhe sistemin kardiovaskular.
4.Qëndroni aktivë
Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, veçanërisht për njerëzit të cilët kanë sëmundje kronike. Mjaftojnë 30 minuta në ditë, për 5 ditë të javes, për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.
5.Përmirësoni dietën tuaj ushqimore
Për zemrën duhet një dietë e shëndetshme e cila është ë fokusuar tek frutat, perimet, drithërat dhe protein të varfëra. Shmangni yndyrnat, sheqerin, kripën dhe mishin e kuq.
6.Humbisni peshë
Obezitiviteti është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës. Heqja e disa kilogramëve do të përmirësonte ndjeshëm shëndetin tuaj të zemrës.
7.Ndaloni duhanin
Duhanpirja rrit rrezikun e zhvillimit të gjithçkaje, që nga kanceri, diabeti, dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për zemrën tuaj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...