Hiqni kilogramët e tepërt
Jeni në mbipeshë? Kjo mund të kthehet në rrezik. Nëse peshoni mbi peshën e duhur, rreziku për diabetin është shumë më i madh se kur keni peshë normale. Nëse pjesën më të madhe të ditës e kaloni duke ngrënë patatina dhe duke pirë coka-cola dhe qëndroni në divan pa lëvizur gjymtyrët, atëherë duhet të bëni kujdes. Kur keni stil të tillë jete, atëherë duhet të prisni që t’ju zerë diabeti. Ky diabet quhet diabetes mellitus, diabet i tipit 2. Ai mund të zerë këdo dhe atë mund ta luftojë gjithsecili.
Bëni sport, sport, sport
Lëvizni. Nuk është nevoja të ushtroheni për maratonën e ardhshme. Por 30 deri 60 minuta lëvizje në ditë ndihmojnë. Pjesën më të madhe të kësaj mund ta fusni në programin ditor. Po e bëtë kështu nuk u dhembin muskujt. Për shembull mos shkoni me makinë në punë, por me biçikletë ose më këmbë. Për njerëzit që nuk e kanë qejf sportin kjo është një mënyrë për të filluar. Dhe siç dihet praktikohet shumë rrallë. Përdorni shkallët në vend të ashensorit. Nëse mundoheni pak, arrini rezultate të mëdha! Dhe kur vazhdoni mbasi e keni filluar, ju krijon edhe kënaqësi.
Ushqehuni me arsye
Qëndroni larg patatinave, çokollatave dhe tortave, patateve të skuqura dhe picave. Këto ushqime janë bomba me kalori dhe shkojnë direkt në kofshë dhe bark dhe mund të çojnë në diabet. Edhe nga mishi i dhjamur duhet të hiqni dorë, po ashtu si nga ushqime të tjera me përqindje të lartë dhjamore. Kjo mund të shkaktojë vuajtje tek ata që pëlqejnë sallamin dhe kremviçet, po më mirë të hiqni dorë se sa t’ju zerë diabeti.
Në vend të një çokollate më mirë hani një mollë ose një dardhë – ose më mirë një karotë ose një rrepë. Nuk mendoni se mund ta bëni këtë? Kjo është çështje zakoni.
Përdorni produkte të shëndetshme gjatë gatimit
Mundësisht sa më pak yndyrna thotë rregulli. Këshillohet po ashtu që mishi të jetë pa dhjamë – peshku dhe perimet më mirë të ziera me pak ujë ose në avull. Sa më pak yndrna, aq më mirë. Dhe nëse nuk bëni dot pa yndyrna, atëherë do ishte mirë të përdorni yndyrna që quhen të pangopura, si për shembull vaj ulliri ose vajra të tjera. Pra mire është të hiqni dorë nga dhjami i shkrirë, vaji i palmës apo ai arrës së kokosë.
Larg duart nga limonatat, coca-cola etj.
Të ashtuquajturar pije të lehta e kanë peshën brenda: 36 copë sheqeri ndodhen vetëm në një shishe- edhe kjo është bombë kalorish. Në trup ato kthehen direkt në dhjamë. Lëndë të rëndësishme ushqimore ato nuk kanë. Përkundrazi, sasia e lartë e sheqerit nuk bën vetëm keq për figurën por edhe për dhëmbët. Prandaj është mire të pini sa më pak, ose të mos pini fare.
Pini pak ose aspak alkool
Çdo mbrëmje një birrë apo një gotë verë? Kështu i keni marrë një pjesë të mire të racionit ditor për kalori. 100 ml birrë ka 40 kalori dhe një gotë verë ka 300 kalori. Nëse pini shumë alkool mund të intoksikoheni. Pini më mirë pije që janë në modë si smuthi (smoothie). Alkooli ju shton peshën dhe luan rol negativ në ezaurimin e sheqerit.
Bëni pushim
Një shëtitje e shkurtër në drekë i bën mirë jo vetëm shpirtit, por edhe trupit. Kështu mund të largoni stresin dhe të ulni rrezikun e prekjes nga diabeti. Çdo lloj lëvizjeje ul kaloritë dhe bën mirë për të mos shtuar në peshë.
Flini mirë
Gjumi i mirë është ilaçi më i mirë dhe funksionon më mirë kur bëni rregullisht sport. Në gjumë trupi rigjenerohet, djeg kalori dhe absorbon yndyrnat. Gjumi dhe shplodhja pengojnë jo vetëm diabetin, por edhe shumë sëmundje të tjera.
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...