Me siguri edhe juve ju ka ndodhur të shkoni në supermarket dhe të harroni të gjitha gjërat që ju duhet të blini. Jo vetëm kaq, por edhe në shumë raste të tjera harrojmë detaje vërtet të rëndësishme, sepse truri ynë është gjatë gjithë kohës duke marrë informacione dhe ne nuk përqendrohemi njësoj për secilin prej tyre.
Në rutinën tonë kemi aq shumë aktivitete në punë, në shkollë, në familje, saqë na duhet të jemi të përqendruar në pjesën më të madhe të kohës për të dhënë rezultate pozitive to. Muzikantët dhe shkrimtarët kanë aftësi shumë të mira për të qenë të përqendruar, ndaj duke marrë disa këshilla prej tyre, më poshtë do të lexoni tri rregulla të thjeshta se çfarë duhet të bëni për të rritur edhe ju përqendrimin tuaj :
Meditoni. Meditimi konsiderohet si kyçi i forcimit të vëmendjes dhe përqendrimit. Gjithçka që duhet të bëni, është të fokusoheni tek një objekt për disa minuta për një ose dy herë në ditë. Mendoni diçka qetësuese, si psh dritën e një qiriri ose një vend të preferuar në natyrë dhe filloni të largoni çdo mendim nga mendja juaj, derisa e vetmja gjë që të jeni duke menduar, të jetë drita e qiririt dhe natyra.
Përqendrohuni tek frymëmarrja. Nisni të numëroni ciklin e frymëshkëmbimit, pra numëroni frymëmarrjet dhe frymënxjerrjet, por duke mbajtur një ritëm normal të tyre. Pra, mos tentoni ta ngadalësoni apo ta përshpejtoni aktin e frymëshkëmbimit. Kjo gjë do të bëjë që mendja juaj të përqendrohet vetëm tek kjo gjë, duke bllokuar çdo gjë tjetër shpërqendruese.
Mos kryeni shumë punë njëkohësisht. Filloni një rutinë me punët të përcaktuara mirë dhe me orar. Nëse në mëngjes keni caktuar pastrimin e shtëpisë, bëni vetëm pastrimin. Mos u merrni edhe me punë të tjera, sepse vetëm në këtë mënyrë e çlironi mendjen tuaj nga stresi. Ngarkesa me informacione do të rritet, nëse ju do të tentoni të bëni më shumë se një punë njëkohësisht, duke mos qenë të përqendruar sa duhet në asnjërën prej tyre.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...