Para së gjithash, ftohjet ndodhin shkaku i uljes së temperaturave të ajrit.
Për t’i shmangur ftohjet vjeshtore, përdorni këto këshilla të thjeshta.
HANI MJALTË DHE ÇOKOLLATË
Mjalti dhe çokollata forcojnë imunitetin, e po ashtu edhe disponimin. Është dëshmuar se disponimi ndikon pozitivisht në imunitetin e trupit. Në bazë të kësaj detyrimisht përfshini këto dy ushqime në menynë tuaj, t’i konsumoni në mëngjes.
ÇAMÇAKËZI
Çamçakëzi mundet t’ju mbrojë nga sëmundjet vjeshtore. Pra, ndihmon në pastrimin e fytit, e kjo do të thotë që trupi juaj ka më shumë gjasa për të hequr shenjat e para të sëmundjeve në orët e para të zhvillimit.
KONSUMONI BANANE
Bananet e përmirësojnë disponimin, që është shumë me rëndësi në vjeshtë, kështu që trupi të ketë forcën që t’i luftojë viruset e ndryshme. Pos kësaj, bananet janë të pasura me vitamina C, që është më se i nevojshëm në sezonin e ftohtë, e madje dhe për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës.
SHTONI KURKUMË USHQIMIT
Kurkuma shpesh përdoret si erëz për gjellët e ndryshme. Pos se ofron shijen interesante, e mbron edhe trupin prej ftohjeve. Të gjitha këto falë përbërësve që vrasin viruset dhe bakteret.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin