Google ADS

Disa mënyra natyrale si të nxisni rritjen e vetullave dhe trashjen e tyre

16:24 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Në ndryshim nga trendi i një dekade më parë, kur vetullat e holla ishin në modë, tani duket se femrat kërkojnë t’i keni vetullat sa më të trasha, e për ta arritur këtë i nënshtrohen dhe procedurave e trajtimeve të ndryshme estetike.

Për të qenë sa më pranë natyrales, do te ndajmë me ju disa këshilla sesi të përshpejtoni procesin e rritjes së vetullave, pa qenë nevoja t’i bëni tatuazh apo t’i mbillni.

Përzieni 1 lugë xhel aloe vera, 2 lugë vaj kastori dhe 2 kapsula vitamine E. Lyejini vetullat në mbrëmje para se të shtriheni dhe lajini në mëngjes.

Lëngu qepësh vepron për vetullat njësoj si tek flokët. Ajo që duhet të bëni është të lyeni vetullat për 5 minuta me lëngun e qepës.
Qumështi përmban proteina, vitaminë B, acid laktik dhe kalcium, shkruan Living.

Nxit prodhimin e kolagjenit ndaj aplikimi i qumështit me pak pambuk mbi vetulla do të përshpejtojë procesin e rritjes së vetullave.

E verdha e vezës është një burim i pasur i vitaminave dhe proteinave që forcojnë dhe trashin qimet e vetullave. Lyeni vetullat për 15-20 minuta e më pas shpëlajini.

Vaselina mund t’i japë gjithashtu formë vetullave të tua. Mund të aplikoni vetëm vazelinë ose und ta përzieni me vaj ulliri, aloe vera, qumësht etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme