Shalqiri është një ndër frutat më të preferuar për stinën e verës, dhe është quajtur si fruti “mbret” për këtë sezon. Shalqiri ka shumë veti të mira për organizmin dhe duhet ta konsumoni sa më shumë.
Ja disa nga të mirat e shalqirit që ndoshta nuk i keni ditur:
Shalqiri është me ngjyra të ndryshme, megjithëse ne jemi mësuar ta quajmë vetëm të kuq. Të mirat që sjell në trup ky frut janë të jashtëzakonshme.
Ai mund të konsumohet në sasi të mëdha pasi nuk ka kalori dhe nuk të shëndosh. Për të gjithë ata që kanë problem me peshën duhet të hanë sa më shumë shalqi.
Shpesh shalqiri ngatërrohet me perimet. Por ajo që e bën atë të ndryshme nga ato është se ai ka një ëmbëlsi karakteristike dhe gjë që e bashkon me familjen e frutave.
Ky frut rritet në të gjithë botën, ai është në 1.200 variante në të gjithë botën.
Po kështu, shalqiri mund të dërgohet në familje të ndryshme si dhuratë pasi simbolizon dashuri dhe mirësi. Kjo traditë ka qenë shumë e përhapur në Kinën dhe Japoninë e lashtë.
Farat e shalqirit janë shumë të mira, prandaj mos u shqetësoni aspak nëse ato mund t’i gëlltitni. Në disa vende të botës ato piqen dhe shoqërohen me kafe.
Shalqiri përmbanë 92% ujë dhe vetëm 5% sheqerë ndaj duhet që ta konsumoni sa më shumë pasi bën pastrimin e plotë të trupit.
Po kështu, shalqiri është një frut që mund të quhet si më i madhi në botë pasi shalqiri më i madh peshon rreth 108 kg.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...