Disa baktere vaginale mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Disa lloje të baktereve vaginale mund të rrisin rrezikun e një gruaje nga kontraktimi i klamidisë, sugjeron një studim i ri nga Holanda.
Studimi përfshiu 115 gra të shëndetshme të moshës 16 deri në 29 vjeç, ato u kontrolluan për klamidinë çdo vit për dy vjet radahzi në një klinikë në Amsterdam. Pjesëmarrësit dhanë mostra të shtupës vaginale që u analizuan jo vetëm për klamidinë por edhe për bakteret e tjera që jetojnë natyrshëm në vaginë dhe në përgjithësi nuk mendohet se janë të dëmshme si të ashtuquajturat mikrobiota vaginale, transmeton Gazeta Shneta.
Gjashtëdhjetë gra u testuan për kalmidinë në vizitën e tyre të parë dhe rezultatet e tyre ishin negative, por pozitive në vizitën e tyre të dytë. Rezultatet e tyre të mikrobiotës vaginale u krahasun me ato të 55 grave që testuan klamidinë dhe ishte negative në të dy vizitat.
Pavarësisht nga rezultatet e tyre të testit të klamidisë, shumica e grave kishin një mikrobiota vaginale, e cila ishte e dominuar nga Lactobacillus, një grup i baktereve “miqësore” që përbëhet nga shuë specie të ndryshme.
Bakteret e Lactobacillus zakonisht gjenden në traktin urinar, tretjen dhe organet gjenitale por ato nuk shkaktojnë sëmundje.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...