Vaji i ullirit ka qenë në fokus të shumë kërkimeve shkencore për vite me radhë, të cilat kanë vërtetuar se është një ndër ushqimet më të shëndetshme që natyra i ka falur njeriut.
Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.
Ja disa nga përfitimet shëndetësore më të rëndësishme të vajit të ullirit ekstra i virgjër, që mund t’ju motivojnë ta përfshini më shumë në dietën tuaj ushqimore, transmeton RTK.
Një nga shkaktarët e sëmundjes së alzhejmerit është rritja e akumulimit të amino acideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.
Parandalon kancerin
Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit. Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.
Ul nivelin e sheqerit në gjak
Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.
Përfitime të tjera shëndetësore të vajit të ullirit
Forcon sistemin imunitar: antioksiduesit tek vaji i ullirit mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet. Mbron zemrën: vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit. Ndihmon në rënien në peshë, vaji i ullirit ju ndihmon të digjni sasinë e dhjamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...