Dietologia kanadeze tregon se kush duhet të shmangë qepët

10:48 | 8 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Dietologia kanadeze, Natalia Nefedova, ka treguar se cila kategori e njerëzve duhet të shmangë ngrënien e qepëve.

Qepët përmbajnë vitamina dhe minerale, acid folik, hekur, fibra dietike dhe lëndë ushqyese, prandaj janë edhe një ndër perimet që nuk mungon në asnjë gatim, transmeton portal arbresh.info

Falë përbërjes unike, zvogëlon inflamacionin në trup dhe forcon imunitetin. Mjekët e rekomandojnë atë për dietën e njerëzve me shumë sëmundje.

Qepa e kuqe stabilizon sheqerin në gjak

“Përveçse përmban vitamina dhe minerale, për shembull, vitaminë C, vitamina B, fibra, ajo përmban flavonoide, të cilat veprojnë si antioksidantë, zvogëlojnë proceset inflamatore në trup. Ato më së shpeshti veprojnë në proceset kardiovaskulare, diabetin dhe sëmundjet onkologjike. Gjithashtu, kanë efekt pozitiv në forcimin e imunitetit”, tha Nefedova.

Megjithatë, ajo ka theksuar se qepët ndihmojnë në zvogëlimin e marrjes së kripës në trup.

Ajo thekson se për të përfituar të mirat e qepës, ato duhet konsumuar rregullisht në mënyrë që të kenë efekt pozitiv.

Por, ajo shton se qepa te disa njerëz mund të shfaqë probleme me tretjen.  Dietologia sugjeron se njerëzit që kanë probleme me sistemin e tretjes duhet të shmangin konsumimin e qepës.

Në mënyrë që qepa të qëndrojë e freskët dhe të mos humbasë vetitë e saj të dobishme, është e nevojshme ta ruani në frigorifer dhe të ndani kokat e qepëve nga njëra -tjetra, shtoi ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme