Vetëm për tri ditë mund të humbni dy kilogramë, sepse kefiri në mënyrë drastike ul apetitin dhe gjatë mban ndjenjën e ngopjes
Pija nga qumështi është e pasur me kalcium dhe vitaminë D, ndërkaq përmban edhe nivel të lartë proteinash.
Dieta me kefir eliminon nga organizmi helmet të cilat shfaqen për shkak të shtresimit të ushqimit në zorrë, ndërkaq kilogramët e tepërt i eliminon shumë shpejt, transmeton Telegrafi.
Kjo pije është e pasur me minerale dhe vitamina. Ka mjaft kalcium dhe vitaminë D, gjithashtu përmban nivel të lartë proteinash dhe pak hidrokarbure.
Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe punën e sistemit nervor dhe ndihmon në punën normale të zorrëve dhe i gjithë trakti gastrointestinal.
Kefiri, gjithashtu përmirëson gjendjen e flokëve dhe thonjve dhe rinovon lëkurën, duke i dhënë asaj elasticitet.
Kjo pije tret dhjamin nga trupi, gjë që çon në humbje më të shpejtë të peshës.
Hulumtimet kanë treguar se ky produkt ndihmon në luftimin e osteoporozës, artrozës, dhe gjithashtu rekomandohet për ata që vuajnë nga depresioni, sepse ka një efekt pozitiv në psikikën dhe të gjithë sistemin nervor.
Kefiri i bërë në shtëpi ka veti shumë më të mira se ai i blerë, kështu që nëse keni kushtet, është më mirë ta bëni vetë.
Shembulli i menysë:
DITA E PARË:
Kafjalli: 2 vezë të ziera, trangull të vogël, kafe.
Messhujta: 3 dl kefir
Dreka: Supë pule, 100 gr mish të bardhë, karotë të zier, sallatë me panxhar, një rriskë bukë.
Messhujta: 3 dl kefir.
Darka: 150 gr peshk në skarë, sallatë të gjelbër, një gotë çaj.
DITA E DYTË:
Kafjalli: Jogurt.
Messhujta: 3 dl kefir.
Dreka: Gjellë nga kërpudhat dhe sallatë me lakër.
Messhujta: 3 dl kefir.
Dreka: Patate të pjekur, një gotë çaj me mjaltë.
DITA E TRETË:
Kafjalli: 2 vezë të ziera, një rriskë bukë të thekur, një gotë çaj.
Messhujta: 3 dl kefir.
Dreka: Sallatë me lakër dhe speca.
Messhujta: 3 dl kefir. Darka: Peshk dhe patate.
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës