Ushqimi i shumë perimeve, peshkut dhe vajit të ullirit rrit nivelet me gati 10%, ka bërë të ditur një studim.
Një dietë me bazë bimore është gjetur për të rritur diversitetin bakterial në zorrë, transmeton KosovaPress.
Dietat mesdhetare kanë qenë më parë të lidhura me shëndetin e mirë të zemrës dhe mëlçisë.
Rezultatet u krahasuan me një dietë të mishit të rëndë perëndimor.
Autori kryesor i studimit, Hariom Yadav nga Qendra Medicinale në Karolinën e Veriut, tha njerëzit kanë rreth dy miliardë baktere të mira dhe të këqija që jetojnë në zorrët tona.
“Nëse bakteret janë të një lloji të caktuar dhe nuk janë të balancuar siç duhet, shëndeti ynë mund të vuajë. Studimi ynë tregoi se bakteret e mira, kryesisht Lactobacillus, shumica e të cilave janë probiotike, u rritën ndjeshëm në grupin e dietave mesdhetare”, tha ai.
Bakteret e dobëta të zorrëve më parë kanë qenë të lidhura me kushtet si depresioni dhe pneumonia.
Studimi është publikuar në revistën Frontiers in Nutrition.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...