Kohëve të fundit, dieta ketogjenike është popullarizuar jashtëzakonisht shumë.
Tyson Fury pohon t’i ketë larguar katër kilogramë në një dietë ketogjenike me 3,500 kalori në ditë. Edhe Adriana Lima, Halle Berry dhe Megan Fox thuhet se janë fanse të kësaj diete, transmeton Telegrafi.
Në esencë, dieta ketogjenike sugjeron të hani shumë pak karbohidrate dhe më shumë yndyrë.
Dhe ky plan duket se funksionon pasi që yndyra ka densitet më të madh të energjisë, merr më shumë kohë për t’u tretur dhe na ndihmon të ndihemi të ngopur për kohë më të gjatë.
Pra, në vend se trupi ta merr energjinë nga glukoza në formën e karbohidrateve të përpunuara, ju energjinë e merrni nga rezervat e yndyrës dhe ketonet (gjë e cila ndodh kur trupi është në fazën e ketozës).
Dietat ketogjenike nuk rekomandojnë konsumimin e sasive të mëdha të proteinës, por në sasi mesatare
Sipas Virta Health’, shumicës së njerëzve iu nevojiten rreth 1.75 gramë proteinë për kilogram të peshës trupore në mënyrë që ta mbajnë masën trupore dhe funksionin gjatë dietës ketogjenike.
Konsumimi i 2 gramëve proteinë për kg nuk shfaq ndonjë përfitim më të madh.
Prandaj, gjatë një diete ketogjenike, përpiquni të mos konsumoni sasi të mëdha të proteinave.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...