Nëse jeni fans i dietave agjëruese, duhet ta lexoni këtë. Të rrish çdo ditë për orë të tëra pa konsumuar asgjë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, paralajmërojnë ekspertët. Dietat si ajo 5:2, ku pesë ditë hahet normalisht dhe 2 ditë kufizohen në mënyrë ekstreme kaloritë, kanë fituar shumë popullaritet vitet e fundit me pretendimin se ndihmojnë në rënien në peshë, transmeton Shendeti.com.al.
Por, të dhëna të reja nga Shoqata Evropiane e Endokrinologjisë sugjerojnë se mund të dëmtojë pankreasin dhe çrregullojë nivelet e insulinës në trup, hormoni përgjegjës për rregullimin e sheqerit në gjak. Ekspertët nga Universiteti Sao Paulo në Brazil kanë hulumtuar mbi efektet e agjërimit çdo ditë tek minjtë për një periudhë 3-mujore.
“Ky është studimi i parë që tregon se, pavarësisht rënies në peshë, dietat e përhershme agjëruese mund të dëmtojnë pankreasin dhe ndikojnë në funksionimin e insulinës edhe tek njerëzit e shëndetshëm, duke çuar kështu në zhvillimin e diabetit dhe gjendjeve të tjera shëndetësore të rrezikshme për jetën”, deklaron autorja kryesore e studimit, Ana Bonassa.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...