Dieta që po ju rrezikon nga diabeti

09:03 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Nëse jeni fans i dietave agjëruese, duhet ta lexoni këtë. Të rrish çdo ditë për orë të tëra pa konsumuar asgjë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, paralajmërojnë ekspertët. Dietat si ajo 5:2, ku  pesë ditë hahet normalisht dhe 2 ditë kufizohen në mënyrë ekstreme kaloritë, kanë fituar shumë popullaritet vitet e fundit me pretendimin se ndihmojnë në rënien në peshë, transmeton Shendeti.com.al.

Por, të dhëna të reja nga Shoqata Evropiane e Endokrinologjisë sugjerojnë se mund të dëmtojë pankreasin dhe çrregullojë nivelet e insulinës në trup, hormoni përgjegjës për rregullimin e sheqerit në gjak. Ekspertët nga Universiteti Sao Paulo në Brazil kanë hulumtuar mbi efektet e agjërimit çdo ditë tek minjtë për një periudhë 3-mujore.

“Ky është studimi i parë që tregon se, pavarësisht rënies në peshë, dietat e përhershme agjëruese mund të dëmtojnë pankreasin dhe ndikojnë në funksionimin e insulinës edhe tek njerëzit e shëndetshëm, duke çuar kështu në zhvillimin e diabetit dhe gjendjeve të tjera shëndetësore të rrezikshme për jetën”, deklaron autorja kryesore e studimit, Ana Bonassa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme