Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe si hipertensioni, është fenomen mjaft i zakonshëm dhe i prek miliona njerëz.
Ushqimet e caktuara e rrisin shtypjen e gjakut, e në veçanti ato që përmbajnë shumë kripë, transmeton Telegrafi.
Udhëzimet e ekspertëve rekomandojnë që mos t’i konsumoni më shumë se 6g kripë në ditë.
Por duhet të mbani mend se shumica e kripës që e konsumojmë është e fshehtë, duke nënkuptuar se gjendet në ushqimet e përpunuara si buka, biskotat, etj.
Megjithatë, përveç kripës, ekziston edhe një ushqim tjetër që duhet ta shmangni: është fjala për produktet e domates!
Nutricionistët thonë se produktet e domates mund të jenë problematike për personat me hipertension.
Salcat e konservuara të domates, ato të pastave, si dhe lëngu i domates kanë përqindje të lartë të sodiumit. Një tas me lëng domatesh mund t’i përmbajë 615mg kripë.
Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që të konsumoni më shumë arra, fara, vaj ulliri dhe avokado.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...