Shumë studime kanë treguar se dieta mesdhetare ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, ndërsa tani një studim i fundit ka gjetur se kjo dietë mund të ulë rrezikun e një nëne shtatzënë për preeklampsi kërcënuese për jetën.
E shënuar nga një rritje e papritur e presionit të gjakut, proteinave në urinë ose probleme të tjera gjatë shtatzënisë, preeklampsia mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore për nënat dhe foshnjat kur nuk trajtohet, transmeton portal arbresh.info
Kjo gjendje gjithashtu mund të rrisë rrezikun për sëmundjet e zemrës tek gratë.
Dieta tradicionale mesdhetare e shëndetshme për zemrën është e pasur me fruta, perime, peshk yndyror, drithëra, bishtajore dhe yndyrna të shëndetshme si vaji i ullirit.
Studimi i ri nuk ishte krijuar për të parë se si, apo edhe nëse, ky stil i të ushqyerit ul rrezikun e preeklampsisë tek gratë shtatzëna, por vetëm gjeti një lidhje. Por studiuesit kanë disa teori se si mund ta bëjë këtë.
“Disa studime tregojnë se një dietë mesdhetare mund të reduktojë stresin oksidativ dhe të përmirësojë funksionin vaskular” ose fleksibilitetin e enëve të gjakut, tha autori i studimit Dr. Anum Minhas, autore e studimit.
Kur enët e gjakut rreth mitrës ngushtohen gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut.
Hulumtimi u fokusua në më shumë se 8,500 gra në zonën e Bostonit, të cilat ishin pjesë e një studimi më të gjerë të shtatzënisë, foshnjërisë dhe shëndetit të fëmijëve. Disa ishin në rrezik për lindje të parakohshme, e cila mbivendoset me preeklampsinë./arbresh.info/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...