Dëshira për të qenë sa më në formë përpara sezonit të verës është shndërruar në temën e ditës mes grupe mikeshash, kolegesh e familjaresh. Abuzimi me ushqimet e pashëndetshme si ëmbëlsirat dhe çokollatat që i doni aq shumë dhe mungesa e aktivitetit fizik kanë lënë shenjat e tyre dhe tashmë është koha t’i hiqni.
Gjërat do të ishin më të lehta sikur t’i fshinit me gomë njëlloj siç bëni me lapsin, por duhet punë dhe vullnet për të rrëzuar kilogramët e tepërt. Ndoshta jo edhe aq shumë sidomos nëse ju duhet të humbni dy kilogramët e fundit që ju bezdisin aq shumë.
Dieta e qumështit ka lindur nga nutricionistët portugezë dhe është përhapur më pas në të gjithë botën. Bëhet fjalë për një regjim shumë strikt ku baza kryesore është qumështi shoqëruar me disa shteza ushqimore si mishi i pulës, viçt, frutat dhe djathi. Ndryshe nga dietat e mëparshme , të cilat i kanë të përcaktuara me detaje çfarë do të konsumohet në vaktet respektive, kjo dietë u jep mundësi ndjekësve të saj të zgjedhin se në ç’moment të ditës të konsumojnë ushqimet e parashikuara në dietë. Dieta ndërpritet pas një javë dhe mund ta rifilloni sipas dëshirës.
Dita e patë: 6 gota qumësht pa yndyrë
Dita e dytë: 4 gota qumësht + 2 fruta të stinës ( Duke qenë se jemi drejt fundit të sezonit të qershive, mund të kombinoni një grusht qershi + 1 pjeshkë)
Dita e tretë: 2 gota qumësht + 1 mollë+1 banane+ 50 gramë djathë të bardhë pa yndyrë
Dita e katërt: 4 gota qumësht + 1 mollë jeshile + 1 fileto pule të gatuar në zgarë pa kripë, erëza dhe vaj
Dita e pestë: 2 gota qumësht + 2 pjeshka + 1 vezë e zier + një biftek i gatuar në zgarë me pak vaj ulliri ekstra të virgjër sipër
Dita e gjashtë: 2 gota qumësht + 1 dardhë + 1 vezë e zier + 1 fileto pule e zier shoqëruar me pak djathë të bardhë dhe perime në zgarë (patëllxhaneë, speca të kuq, kungulleshka)
Dita e shtatë: 3 gota qumësht + 3 fruta të stinës që i zgjidhni sipas dëshirës
Dita e tetë: 2 gota qumësht + 10 kokrra qershi e luleshtrydhë + një bifket i gatuar në zgarë dhe 50 gr djathë 1 bardhë
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...