Dieta me limon ndoshta është mënyra më e mirë për detoksim, që njëkohësisht punon edhe në heqjen e kilogramëve shtesë – për 16 ditë sa zgjat regjimi, mund të humbni deri 10 kilogramë. Ajo që është edhe më interesante, dieta me limon është e vjetër dhe është përpiluar në vitet e dyzeta të shekullit të kaluar. Dieta me limon bazohet në këtë lëng: Përbërësit: • 2 lugë lëng të freskët limoni; • 2 lugë shurup dafine; • 2 dl ujë; • speca pikant të bluar – me majë të lugës. Përdorimi: Gjatë ditës konsumohen midis 6 e 12 gota, e konsumimi i ushqimit është në minimum.
VETITË SHËRUESE TË LËNGUT
Për limonin mirë e dimë se e përmirëson metabolizmin dhe tretjen, e shurupi i dafinës është për përbërësit ushqyes dhe energjinë derisa specat djegës ndihmojnë në shkrirjen e mukozës në trup.
DOBITË NGA DIETA
Detoksimi – pastron trupin nga helmet, sidomos zorrët dhe limfën. Metabolizmi – lëngu e përshpejton metabolizmin dhe nxit shkrirjen e yndyrave. Dobësimi – gjatë dietës mund të humbni deri 10 kilogramë nëse vërtet keni shumë për të humbur kilogramë, e ata që kanë më pak, humbin deri 3 kilogramë.
USHQIMI
Gjatë aplikimit të dietës me limon hahet lehtë, lejohen këto ushqime: Lëngje – lëngje të pemëve, të shtrydhura, çaj i gjelbër. Pemë me lëvozhgë të fortë – badem, lajthi. Perime – brokol, bizele, lakër, qepë, karota, patëllxhan, domate, spinaq, kungulleshka Proteina – fasule, lente, mish pule, gjeldeti, peshk, fara të kungullit. Pemë – ftonj, grejpfrut, mollë, kivi, shalqi, portokaj. Erëza – kopër, koriandër, mentë, rozmarinë.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale