Nëse jeni tifoz i dietës mesdhetare, bëhuni gati për një valle fitoreje.
Për herë të parë, dieta mesdhetare e ka fituar medaljen e artë si dieta më e mirë e vitit 2019, raporton Ëorld Report, transmeton portali arbresh.info
Analiza e 41 planeve të ngrënies gjithashtu i dha dietës mesdhetare vendin më të lartë në disa nënkategori: dieta më e mirë për ushqim të shëndetshëm, dieta më e mirë me bazë bimore, dieta më e mirë për diabetin dhe dieta më e lehtë për t’u ndjekur.
Çmimet e larta nuk janë të habitshme, pasi studime të shumta gjetën se dieta mund të zvogëlojë rrezikun për diabet, kolesterolin e lartë, sëmundjen mentale, humbjen e kujtesës, depresionin dhe kancerin e gjirit.
Dieta mesdhetare është e lidhur ngushtë edhe me forcimin e eshtrave, një zemër të shëndetshme dhe një jetë të gjatë.
Të mos harrojmë, ka vlerë të madhe edhe në humbjen e peshës.
Dieta përmban gatim të thjeshtë, e përqendruar në fruta dhe perime, bizele, fasule dhe arra. Ndërsa baza kryesore është vaji i ullirit.
Mishi nuk është bazë kryesore për këtë dietë, ndërsa vendin e tij e zë peshku. Mishin, gjithashtu mund ta zëvendosoni me vezët, qumësht dhe shpezë.
Ekspertët sugjerojnë se për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, mjafton të ndiqni rregullat e dietës mesdhetare./arbresh.info/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...