Rregulla kryesore e dietës është që rreptësisht t’u përmbaheni udhëzimeve gjatë një jave.
Ditën e parë të dietës hahet vetëm pemë, mirëpo ato me bazë uji, ashtu që bananet janë rreptësisht të ndaluara.
Parimi i dietës është të hani ushqimin me të cilin do të humbni më shumë kalori se sa do të merrni. Gjatë tri ditëve të para humbet më së shumti kilogramë, sepse ato tri ditë janë më të rreptat, ndërkaq gjatë tërë regjimit shtatëditor duhet të merrni nga 1.000 deri në 1.200 kalori në ditë, transmeton Telegrafi.
Qoftë nëse dëshironi të keni trup të përsosur për shkak se do të shkoni në plazh së shpejti, apo thjesht keni nevojë të humbni peshë për arsyeje shëndetësore, ju mund të provoni planin e dietës General Motors.
Kjo kompani gjigante e ka themeluar këtë dietë për çdo njeri dhe shumë raportime tregojnë se njerëzit po i humbin shtatë kilogramë për vetëm shtatë ditë.
Dita e parë: Mos hani gjë tjetër pos frutave
Dita e parë duhet të jetë vetëm me fruta. Kur ndjeheni të uritur, hani disa fruta. Mos hani asgjë tjetër – as perime, e as copëza të vogla të çokollatës. Ndër frutat më të mirë janë mollët, pjeshkat, shalqiri etj.
Dita e dytë: Dita e perimeve!
Dita e dytë është si e parë, por në vend të frutave duhet të konsumoni vetëm perime. Perimet mund t’i hani ashtu siç janë nga natyra, por edhe të gatuara, megjithatë nuk duhet t’i shtoni ndonjë lloj të vajit kur i gatuani.
Duhet të mbani mend se patjetër që duhet t’i konsumoni 8 deri në 12 gota ujë gjatë ditës.
Dita e tretë: Kombinimi i frutave dhe perimeve
Në këtë ditë, mund të hani çdo lloj fryti dhe perime që dëshironi, por nuk mund t’i prekni assesi bananet dhe patatet.
Dita e katërt: Banane dhe qumësht
Mund t’ju duket befasuese për shkak se thuajse qysh nga dita e parë i keni shmangur bananet, por tani duhet t’i konsumoni ato. Duhet t’i hani të paktën tetë banane gjatë ditës dhe t’i pini tri deri në katër gota qumësht.
Dita e pestë: Oriz dhe domate
Kjo ditë ndryshe quhet edhe ‘dita e banketit’, për shkak se mund të konsumoni një gotë oriz për drekë dhe t’i hani gjashtë domate përgjatë tërë ditës! Sasinë e konsumimit të ujit duhet ta rritni në ditën e pestë! Kjo për shkak se trupi do të prodhojë më shumë acid urik si pasojë e domateve që i hani, prandaj konsumoni më shumë se 15 gota ujë.
Dita e gjashtë: Oriz dhe perime
Kjo është edhe një ditë tjetër e banketit në këtë plan të të ushqyerit, ku mund të keni një gotë me oriz gjatë kohës së drekës dhe të zgjidhni çfarëdo perime që ua ka ëndja. Në këtë ditë mund të riktheheni në konsumimin e 12 gotave me ujë gjatë tërë ditës.
Dita e shtatë: Finalja!
Më në fund e keni arritur fundin e kësaj diete ku duhet të konsumoni një gotë oriz, perime dhe lëng të frutave. Lëngu i frutave që e konsumoni do t’i heqë të gjitha toksinat që i keni në sistem, gjë që e bën këtë mënyrë të përsosur për ta përfunduar këtë dietë.
Dieta GM është dizajnuar për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë shpejt, pa pasur nevojë ta mbysin veten nga uria.
Çelësi i kësaj diete është t’i hani ushqimet e duhura kur jeni të uritur, gjë që jo vetëm se e bën këtë plan efektiv, por edhe mënyrë të shëndetshme për të humbur peshë.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...