Dieta me domate – humbni 5 kg

22:34 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

P ër ata që nuk mund të rrinë gjatë në dietë, ju ofrojmë dietën e shpejtë me domate. Zgjat 6 ditë, mund të humbni 5 kilogramë

DITA E PARË DHE E KATËRT:

Kafjalli: Sallatë me domate me 50 gr djathë, vaj ulliri dhe borzilok, 2 vezë të ziera dhe 30 gr bukë. Zamra: 350 gr pemë ose 1 gotë lëng domatesh. Dreka: Pastë me salcë domatesh (400 gr domate ose 350 gr pure domate të konservuara, erëza sipas dëshirës). Darka: Supë me domate dhe perime. Shtoni majdanoz dhe 1 lugë ajkë.

DITA E DYTË DHE E PESTË:

Kafjalli: Sallatë greke dhe 30 gr bukë. Zamra: 350 gr pemë sezonale ose 1 gotë lëng domatesh. Dreka: Domate të pjekur të mbushur me spinaq dhe oriz. Darka: Përgatisni supë me hudhër në vaj ulliri, file skumbri, 2 domate, erëza dhe 1 lugë ajkë. DITA E TRETË DHE E SHTATË: Kafjalli: Omëletë me domate, 30 gr bukë. Zamra: 350 gr pemë sezonale ose 1 gotë lëng domatesh. Dreka: Mish pule (150 gr) në salcë domatesh me kërpudha. Darka: Mish gjedhi (130 gr) dhe sallatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme