Pushimet e verës po afrojnë, deti, rrobat e banjës dhe sidomos sa bukur do të duket trupi ynë janë prioritetet e gjithësecilit në këtë periudhë.
Shumë prej nesh i drejtohen palestrës apo kontrollit të ushqimit përpara se të nisen për në plazh me qëllim që të duken sa më bukur. Por kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë kohës që ne jemi duke pushuar, në mënyrë që edhe ditën tjetër rrobat e banjos të na rrijnë aq bukur sa ditën e parë kur nisëm pushimet.
Më poshtë po ju sjellim disa këshilla sesi të ushqeheni gjatë kohës që jeni në plazh.
Mundohuni të hani mëngjesin e bollshëm sepse dielli dhe noti ju lodh, duke ju detyruar të hani gjëra të shpejta apo të pa shëndetshme.
Pini shumë lëngje, jo domosdoshmërisht me sheqer, uje do të ishte zgjidhja ideale.
Shmangni pijet me gaz, ato ju japin ndjesinë e fryrjes dhe barku juaj do të duket si tullumbace.
Në drekë preferoni prodhimet e detit, shmangni picat apo ushqimet e gatshme sepse treten me vështirësi.
Përpiquni që darka të jetë sa më e lehtë, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër barku juaj të duket sërish bukur.
30 minuta vrap në mëngjes buzë detit, mund të konsiderohet gjithashtu pjesë e relaksit tuaj. Ju ndihmon të tresni çfarë keni konsumuar një ditë më parë.
Notoni sa më shumë, sepse noti është miku më i mirë i një fiziku të bukur./revistawho.com
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...