Njerëzit me diabet të tipit 2 që trajtohen në spitalet e Anglisë, kanë humbur mesatarisht 13 kg në muaj.
Të dhënat e hershme nga mbi 2,000 pjesëmarrës në kursin 12-mujor të trajtimit zbuluan se ata humbën 7.2 kg mesatarisht pas një muaji dhe 13.4 kg pas tre muajsh, transmeton portal arbresh.info
NHS në Angli e ka zgjeruar programin, i cili u zbatua në 10 qytete, pasi ka rezoltuar me sukses.
Në program, pjesëmarrësve u jepen produkte zëvendësuese me kalori të ulët, të tilla si smoothie dhe supa gjatë tre muaje të parë. Pas kësaj, ata rifuten në ushqime të shëndetshme, ushqyese me mbështetje nëpërmjet një-për-njësh virtuale, seancave në grup dhe mbështetjes dixhitale.
Mbështetja e njerëzve me diabet të tipit 2 për të humbur peshë dhe për të marrë vendime për shëndetin e tyre përmes programit të supave, ka ndihmuar ata që të kontrollojnë më mirë nivelin e sheqerit në gjak.
Në provat e mëparshme klinike, thuajse gjysma e atyre që ndiqnin një dietë me kalori të reduktuar arritën të ishin më mirë në gjendje e tyre shëndetësore pas një viti.
Diabeti vlerësohet t’i kushtojë NHS-së 10 miliardë paund në vit, me trajtimin që llogaritet për një në 20 receta të shkruara nga mjekët e përgjithshëm, shtoi NHS England.
Profesor Jonathan Valabhji, drejtor klinik kombëtar i NHS për diabetin dhe obezitetin, tha: ‘Ne e dimë se kjo humbje peshe do të ndihmojë njerëzit të qëndrojnë mirë dhe të shmangin sëmundjet e parandalueshme, dhe për shumë do të nënkuptojë gjithashtu se ata mund ta vënë diabetin e tipit 2 në një vijë kontrolli”.
Në Britani të Madhe një numër i konsiderueshëm i njerëzve vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe nga mbipesha./nursing/ arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga