Dieta e dobët te fëmijët që ndjekin shkollën mund të kontribuojë në një hendek mesatar të lartësisë prej 20cm.
Studimi ka ardhur si përfundim duke analizuar dietën e fëmijëve në vende të ndryshme të botës dhe duke parë gjatësinë e tyre, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Në studim thuhet se në vitin 2019 djemtë më të gjatë 19-vjeçarë jetonin në Hollandë (183.8cm) dhe më të shkurtët jetonin në Timor Leste (160.1cm).
Ndërkohë renditja globale e Mbretërisë së Bashkuar në lartësi ra, me djemtë 19-vjeçarë që ishin të 39-të më të gjatë në 2019 (1.78m)nga 28 i gjatë në 1985.
Studiuesit thonë se gjurmimi i ndryshimeve në gjatësi dhe pesha e fëmijëve, me kalimin e kohës bëhet shumë i rëndësishëm, sepse ato mund të pasqyrojnë cilësinë e të ushqyerit në dispozicion dhe tregojnë se sa janë mjediset e shëndetshmë për të rinjtë.
Ekipi analizoi të dhënat nga më shumë se 65 milion fëmijë dhe adoleshentë të moshës 5 deri në 19 vjeç nga më shumë se 2000 studime midis 1985 dhe 2019.
Ata zbuluan se në vitin 2019, mesatarisht, fëmijët dhe adoleshentët në Evropën veri-perëndimore dhe qendrore (p.sh. ata në Hollandë dhe Mal të Zi) ishin më të gjatat në botë.
Ndërkohë, 19-vjeçarët që ishin mesatarisht më të shkurtër jetonin në Azinë Jugore dhe Jug-Lindore, Amerikën Latine dhe Afrikën Lindore.
Dr Andrea Rodriguez Martinez nga Imperial College London, një nga studiuesit kryesorë, tha se peshat dhe lartësitë e shëndetshme në fëmijëri dhe adoleshencë kanë përfitime gjatë gjithë jetës për mirëqenien e njerëzve.
“Gjetjet tona duhet të motivojnë politikat që rrisin disponueshmërinë dhe ulin kostot e ushqimeve, pasi kjo do të ndihmojë fëmijët të rriten të gjatë dhe me peshë të duhur”, tha ajo./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...