Kjo dietë është ndoshta ndër më të veçantat që keni lexuar apo provuar në jetën tuaj.
Ndryshe nga dietat e zakonshme që duhen ndjekur me rigorozitet gjatë një periudhe të caktuar, si për shembull: 1 javë, 2 javë ose dhe 1 muaj, kjo dietë duhet bërë vetëm vetëm 3 herë në javë. Ditët e tjera ushqehuni si zakonisht, por pa e tepruar.
Duhet të shmangni në mënyrë kategorike kripën, karbohidratet, yndyrnat, pijet e gazuara etj. Gjatë këtyre 3 ditëve pini sa më shumë ujë.
Dita e parë
Mëngjesi: Dy vezë të ziera, dy domatëza qershi dhe një filxhan çaj jeshil pa sheqer.
Dreka: Dy të bardha veze të ziera, 150 gr peshk i pjekur dhe një gotë çaji jeshil.
Në vaktin e ndërmjetëm: Një mollë
Darka: perime të ziera (brokoli, lulelakër, karota, bizele,) një filxhan çaj jeshil
Dita e dytë
Mëngjesi: Dy vezë të ziera, një banane dhe një filxhan çaj jeshil
Dreka: Dy të verdha veze të zier, 150 gr fileto pule me krem djathi dhe një gotë çaji jeshil
Vakti i pasdites: Një portokall
Darka: Gjizë pa kripë, një vezë e zier, një fetë e bukë të thekur dhe një filxhan kos
Dita e tretë
Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një gotë me lëng spinaqi
Dreka: Dy të bardha veze të zier, 150 gram mish të kuq të gatuar në avull dhe një filxhan çaj jeshil
Vakti i pasidtes: Një limon
Darka: Dy patate të pjekura, sallatë jeshile dhe një gotë të çaj jeshil
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...