Dielli ndikon në jetëgjatësi

15:26 | 26 Qershor 2017
arbresh.info

Një studim i kryer në Suedi, ka zbuluar se dielli zgjat jetën. Në këtë studim janë përfshirë 30 mijë gra të cilat janë ekspozuar në diell, nga ku ka rezultuar se ato që janë ekspozuar më shumë ndaj rrezeve të dielli, rrezikojnë më pak me sëmundjet kardiovaskulare dhe kanë një jetëgjatësi deri në 2 vjet më shumë.

Risia e studimit është se ekspozimi në rrezet e diellit kompenson efektet e dëmshme të tymit të cigares, kjo sepse ai që qëndron më shumë në diell, prodhon me shumë vitaminë D.

Sipas këtij studimi, vitamina D nuk është e vetmja substancë pozitive që prodhohet nga lëkura pas ekspozimit në diell.

Qelizat e lëkurës prodhojnë dhe beta endorfine, që janë përgjegjëse në sistemin tonë, për ndjesinë e kënaqësisë.

Por ka edhe një anë tjetër, e cila nuk është pozitive. Ekspozimi i tepërt në diell sjell plakje të lëkurës dhe rrezik për kancer të lëkurës, prandaj duhet treguar kujdes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme