Pavarësisht fushatës së saj të vazhdueshme të vaksinave, lufta e Mbretërisë së Bashkuar kundër coronavirusit është e vështirë.
Varianti i ri i coronavirusit i zbuluar në Kent mendohet të jetë prapa këtij vërshimi.
Aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron që lloji i ri është më virulent se versionet e mëparshme, por transmetueshmëria e tij nënvizon rëndësinë e njohjes së simptomave.
Gjatë gjithë pandemisë, COVID-19 – sëmundja që lind nga coronavirusi i fundit – ka prodhuar një sërë simptomash që nuk janë frymëmarrëse për nga natyra e tyre. Një nga simptomat gastrointestinale më të lehta por shumë të përhapura është diarreja (barkqitja).
Studiuesit në Universitetin e Stanfordit zbuluan se një e treta e pacientëve që studiuan me një rast të lehtë të COVID-19 kishin simptoma që ndikojnë në sistemin e tretjes. Një tjetër studim i botuar nga studiuesit në Pekin zbuloi se 79 për qind e njerëzve me COVID-19 zhvillojnë simptoma gastrointestinale, shkruan Express.co.uk.
Për më tepër, një studim i botuar në Revistën Amerikane të Gastroenterologjisë shqyrtoi 206 pacientë me një rast të lehtë të COVID-19. Ata zbuluan se 48 njerëz kishin vetëm simptoma të tretjes dhe 69 të tjerë kishin simptoma të tretjes dhe të frymëmarrjes.
Nga totali i kombinuar i 117 personave me shqetësime gastrike, 19.4 për qind përjetuan diarre si simptomën e tyre të parë. /Telegrafi/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...