Ethet, kola dhe gulçimi janë vlerësuar gjerësisht si simptomat kryesore të COVID-19, por sipas një studimi të fundit është gjetur se edhe diarreja është një ndër simptomat kryesore.
Përderisa shumica e pacientëve të prekur me virus kishin probleme me frymarrje, përvoja e hershme në Kinë ka zbuluar se 1 një katër pacientë ka pasur probleme edhe me sistemin e tretjes, transmeton portal arbresh.info
“Në këtë studim është gjetur se pacientët me Covid-19 që kishin problem me sistemin e tretjes kishin rrezik më të lartë të vdekshmërisë, në krahasim me ata pa këto simptoma”, tha Dr. Brennan MR Spiegel, autori i studimit.
LEXO EDHE: Koronavirusi, infermierja bën thirrje që të pastroni stolitë çdo ditë
“Kjo mund të çojë në diagnozën e hershme të COVID-19, e cila mund të çojë në trajtim të hershëm dhe karantinë më të shpejtë për të minimizuar transmetimin nga njerëzit që përndryshe mbeten të diagnostikuar”, shtoi ai.
Numri i prekurve me koronavirus në nivelin global ka arritur në 200 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur afër 9 mijë persona.
Kina, Italia dhe Irani vazhdojnë të mbeten vendet me rastet më të shumta të koronavirusit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...