Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive dhe është një element ndihmës kundër gripit dhe rrufës. Vitamina C është një nga dhuratat e shumta të natyrës, që na ndihmon të kemi shëndet më të mirë. Kjo vitaminë është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm, i cili parandalon plakjen e qelizave si dhe mbron organizmin nga shumë patologji. Fatmirësisht, mund ta gjejmë pothuajse në çdo produkt ushqimor, veçanërisht në fruta dhe perime, ndaj duke i konsumuar ato e kemi më të lehtë të marrim sasinë e duhur për mirëqenien tonë.
DHJETËSHJA MË E PASUR ME VITAMINË C
Frutat dhe perimet e freskëta, bashkë me zhardhokët e në veçanti patatet e reja, janë ndër ushqimet më të pasura me acid askorbik. Ky është klasifikimi i ushqimeve më të pasura me vitaminë C, ku vlerat janë përllogaritur për 100 g produkt të ngrënshëm, të freskët dhe mbi të gjitha të gjallë.
– Ribes 200 mg
– Speca të kuq dhe të verdhë 166 mg
– Speca jeshil 127 mg
– Brokoli 110 mg
– Rukola 110 mg
– Kivi 85 mg
– Lakra Brukseli 81 mg
– Luleshtrydhe dhe mandarina 54 mg
– Spinaq 54 mg
– Portokaj dhe limona 50 mg.Mirela Andoni
/SYRI.net/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi