Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh.
Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar.Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit kur qëndrojmë ulur ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin dhe sjelljen tonë. Living ju fton të njiheni me interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to.
Qafa: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.
Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës dhe për të marrë më të mirën e tyre.
Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale; ndjesia se askush nuk të do; vështirësi për të falur dashuri.
Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji.
Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri dhe mungesë mbështetjeje financiare.
Bërrylat: Frikë nga ndryshimet dhe mospranim i eksperiencave të reja.
Kyçet e duarve: pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.
Të pasmet: Frikë për të marrë vendime të mëdha dhe mungesë objektivash.
Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë.Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.
Kyçet e këmbëve: Nuk merrni kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030