Shmangni peshat e rënda, ruani aftësinë e trupit për të lëvizur në mënyrë organike
Shiatikët, lumbalgjitë, dhimbjet e mesit, tashmë janë bërë të njohura, veçanërisht në qytete të mëdha, ku njerëzit punojnë në ambiente të mbyllura dhe të automatizuara dhe ku pak kohë mbetet për të bërë lëvizje të gjalla, që mund të mbajnë në formë trupin, kolonën vertebrore, aftësinë e trupit për të lëvizur në mënyrë të shkathët, të shpejtë dhe organike. Ose në të kundërt, njerëzit janë të detyruar të bëjnë të njëjtat lëvizje, që të çojnë drejt sëmundjeve profesionale dhe, së pari, edhe tek sëmundjet e shiatikut.
Shumë njerëz, për vite me radhë, vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe të kurrizit. Lumbalgjitë (këputjet e mishit), shiatik, hernie… ajo që njerëzit zakonisht e quajnë dhimbje të mesit, transmeton Telegrafi.
Një përqindje e madhe ankohen se vuajnë nga lumbalgjitë, dhimbje të mesit rreth veshkave, etj. Por shkaqet mund të jenë të shumta. Sigurisht, ato nuk duhen lënë pas dore: menjëherë duhet ndërhyrë, që jeta juaj të mos bëhet e dhimbshme fizikisht.
Siç dihet, midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërci në formë disku, disk ky që ndihmon për mosfërkimin e sipërfaqeve të kockave me njëra tjetrën, duke siguruar njëkohësisht elasticitetin, shpërndarjen e peshës dhe lehtësimin e lëvizjeve. Kur kjo mbështetje dëmtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur rrënjët e nervave dhe shkaktuar dhimbjet: ky është shiatiku.
Nga lumbalgjitë tek hernia diskale
Ju vuani nga një nevralgji lumbare kur nyja e diskut vertebral, apo një fragment i tij del nga unaza fijezore. Ky aksion çliron enzima (fosfolipaze A2) me një fuqi të madhe inflamatore. Sëmundja, para së gjithash, është shkak i inflamacionit të rrënjës nervore nga këto enzima. Çdo kompresion dhe shtypje e nervit të ngacmuar sjell këtë fenomen.
Nëse hernia është në pjesën e pasme (posteriore) të diskut, ajo mund të jetë në kontakt me nervin e shtyllës kurrizore. Pra shkaktohet një shkarkesë elektrike nga irritimi dhe shtypja e nervit dhe dhimbja mund të përhapet në të gjithë zgjatimin e nervit.
Sipas shkallës vertebrale të rrënjës nervore mund të bëhet fjalë për një shiatik (nervi shiatik që çon nervat në pjesën e pasme të kofshës dhe këmbës), ose një cruralgie (kryralgji – nervi “crural” që gjendet në pjesën e përparme, në rrëzë të kofshës).
Lumbalgji apo dhimbje mesi?
Historia e lumbalgjisë është pothuaj e njëjtë. Është historia e atij, që si të thuash ka blerë biletën e kinemasë, por para se të hyjë, ajo i bie: ai ulet me rrëmbim ta marrë dhe nga kjo lëvizje e vrullshme ndjen dhimbje.
Rezultati: ai nuk arriti ta shohë filmin atë natë, pasi u bllokua nga dhimbja. Dhe kjo ndodh shpesh kur ngremë pesha të rënda. Në këtë rast nyja diskale shtypet nga një peshë e rëndë dhe në mënyrë të menjëhershme. Pikërisht në këtë moment nyja diskale këput disa shtresëza të unazës fijezore.
Dhimbja shkaktohet nga irritimi i nervit sinu-vertebral që ushqen me nerv periferinë e diskut. Dhimbja shkakton një reaksion mbrojtës, çka sjell si rezultat kontraktimin e dhimbshëm të muskujve lumbarë.
Lumbalgjitë me origjinë artikulare të pasme
Le të kujtojmë që vertebrat artikulohen midis tyre përmes diskut intervertebral dhe dy artikulacioneve. Në të gjitha lëvizjet këto artikulacione luajnë rolin e drejtimit.
Lumbalgjitë, si pasojë e artikulacioneve të pasme, korrespondojnë me mbingarkesa ose një shtypje të zgjatur në një pozicion të keq. Ato mund të shfaqen dhe tek fëmijët e adoleshentët me një aksentim të “lordozë” (gropë) lumbare, veçanërisht te vajzat, ose nga mbingarkesa sportive.
Te personat e moshuar, mungesa e kombinimit të kompresioneve dhe të dekompresioneve të diskut intervertebral keqëson me shpejtësi sipërfaqen e kërcit të artikulacionit dhe atëherë kemi fillimin e një artroze. Mbingarkesa vjen shpesh me një shtim në peshë ose nga një disk-artrozë (plakje e diskut). Pra disku nuk luan më rolin e tij dhe pesha e trupit mbahet nga artikulacionet e pasme.
Lumbalgjia është një krizë e dhimbjeve të mesit, të forta ose pak të forta. Shpesh kriza vjen gjatë ngritjes së peshave, kollës së fortë, etj. Rrethanat e shkaktimit të krizës janë identike me ato të lumbo-shiatikut, por prekin gjithashtu dhe harkun e mbrapme vertebral dhe ku çekuilibri ka efekt mbi disk. Ajo që dallon lumbalgon nga lumbalgo-shiatiku i fortë është mungesa e dhimbjeve nga shiatiku. Shenjat lumbare janë të njëjta.
Dhimbja e mesit, a është e trashëgueshme?
Degjenerimi i diskut intervertebral ndodh tek të gjithë njerëzit dhe lidhet, pa dyshim, me moshën. Tek fëmija, disqet janë shumë të pasur me ujë dhe pak nga pak ato bëhen me fibra për t iu adaptuar rritjes së shtyllës kurrizore dhe shtimit të peshës trupore, transmeton Telegrafi.
Tek i rrituri, disku fillon të rrënohet, pra degjenerohet pak ose shumë me shpejtësi, çka varet nga personi. Kjo vihet re më shumë tek burrat sesa tek gratë. Kur disku intervertebral është i tejpërdorur dhe i holluar ai nuk mund të luajë rolin e tij si amortizator natyral.
Kur ju ndërroni shtëpi dhe përpiqeni të ngrini kartona të rëndë, papritmas një dhimbje e fortë paralizon këmbën tuaj. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara.
Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë. Dhimbja shtohet nga përpjekja që bëjmë, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e përkuljes përqendrohen në bazën e kolonës vertebrale. Kështu, nervat që preken më shpesh janë ata të rrënjës lumbare të parë dhe të 5-të (sacrale).
Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe të mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por në të shumtën e rasteve mjekët e lidhin shiatikun me disqet intervertebrale.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin