Sëmundja, e cila është shkaktuar nga stresi i shtuar, ka simptoma të ngjashme me virusin korona, të tilla si frymëmarrja e cekët dhe dhimbja në gjoks dhe zgjat deri në disa javë.
Kardiomiopatia e shkaktuar nga sindroma takokubo shpesh quhet “sindromi i zemrës së thyer”.
Muskujt e zemrës bëhen të dobëta, dhe dhimbja në gjoks dhe gulçimi janë simptoma shoqëruese. Për dallim nga një sulm në zemër (i cili shkakton bllokim të rrjedhës së gjakut), kjo sindromë shkaktohet nga situata stresuese. Zakonisht nuk është vdekjeprurëse dhe shërimi zgjat nga disa ditë deri në disa javë, raporton B92.
Revista mjekësore “JAMA Network Open” raportoi se pacientët në Klinikën Cleveland me probleme të zemrës këtë vit kishin dyfish rrezikun e zhvillimit të sindromës së zemrës së thyer sesa pacientët në 2018 dhe 2019.
Studiuesit nga Klinika Cleveland, bazuar në 1.914 pacientë, arritën në përfundimin se rritja e numrit të pacientëve ka të ngjarë të lidhet me stresin psikologjik, shoqëror dhe ekonomik të shkaktuar nga pandemia, e cila përfshinte karantinë, humbje të ndërveprimit shoqëror dhe pasoja të pashmangshme ekonomike.
“Pandemia ka krijuar një mjedis jo të shëndetshëm. Ndikimi emocional në distancë dhe ndikimi ekonomik i pandemisë është jo i shëndetshëm. “Ne kishim shumë pacientë me sindromën e zemrës së thyer që nuk kishin as virusin e koronës,” tha Ankur Kalra, mjeku që drejtoi studimin./gazetaere/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...