Problemi i artritit apo i nyjeve (si e themi në shqip), nuk prek vetëm moshat e thyera, por, dhe më të rejat. Përveç barnave që jepen rregullisht nga mjekët specialistë, shumë pacientë i kthejnë sytë dhe nga kurat popullore, të cilat në më të shumtën e rasteve kanë rezultuar të efektshme.
Lëngjet tonike në kushte shtëpie me përbërës natyralë kanë dëshmuar se mund të rrisin fleksibilitetin e nyjeve dhe si dhe të zbusin ndjeshëm dhimbjet muskulare.
Ejani të përgatisim një të tillë së bashku:
RECETA NR 1/ PËRBËRËSIT
500 ml lëng ananas
120 ml lëng grejpfrut
120 ml lëng selino (në 150 ml ujë zieni një dorë selino, pastaj kullojeni)
1-2 lugë çaj kurkumë
2 lugë çaj ginger të grirë
pakëz piper të zi
2-3 copa kardamon (lloj erëze)
PËRGATITJA
Në një rrahëse elektrike përzieni lëngjet e frutave.
Në vazhdim shtoni lëngun e selinos dhe përbërësit e tjerë, duke i rrahur të gjithë së bashku.
Lëngu i shijshëm dhe terapeutik është gati për konsum.
Pijeni gjatë ditës dhe do të ndjeheni mjaft të lehtësuar.
RECETA NR 2 me vaj ulliri dhe spec djeges
Vaji i ullirit i kombinuar me specin djegës është një zgjidhje fantastike që ndihmon në zgjerimin e kapilarëve, rritjen e qarkullimit të gjakut, si dhe rregullon metabolizmin e trupit.
Ideal për artritin dhe dhimbjet muskulare apo të shpinës, në rast se masazhohet trupi me kombinimin, si më poshtë…
PËRBËRËSIT
10 speca të tharë djegës
2 gota vaj ulliri
PËRGATITJA:
Pastrojini specat, prejuni pjesën e kërcellit dhe shtojini në një shishe qelqi, ku keni hedhur më parë vajin e ullirit.
Lëreni shishen në një vend të errët për rreth 1 javë.
Pas kësaj kullojeni përzierjen me anë të një kullese të imët dhe transferojeni në një enë të pastër.
Vendoseni në frigorifer për ta përdorur për çdo rast që ju nevojitet.
Në rastet kur keni dhimbje shpine apo në pjesë të tjera të trupit, masazhojeni me pak nga vaji i ullirit me spec djegës.
Nëse e aplikoni në këmbë, vishni më pas çorapet, ose nëse e përdorni për dhimbje shpine, vishni bluzën.
Do të ndjeni një djegie në lëkurë, por do të jetë e durueshme dhe asgjë për t’u shqetësuar.
Me kalimin e kohës, pas një ose dy muajsh, reduktojeni përdorimin saj në 1 herë në javë, në rastet kur keni ndonjë dhimbje për shkak të motit.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit