Ndryshimet e papritura të motit mund të jenë fajtori kryesor për probleme të ndryshme shëndetësore. Moti që ishim dëshmitarë këtë muaj solli dhimbje koke për shumë njerëz.
Ndryshimet e temperaturës ndikojnë në presionin e gjakut, në shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut në përgjithësi, të cilat përfundimisht mund të çojnë në probleme të ndryshme shëndetësore si dhimbje koke, pagjumësi dhe lodhje. Shpesh shoqërohen edhe me ndjenja nervozizmi.
Më poshtë janë disa mënyra që tregojnë se si ta përballoni më lehtë ndryshimin e motit, transmeton portali arbresh.info
Ndiqni parashikimin e motit dhe përgatitni trupin për ndryshimet në temperaturë
Ashtu siç kontrolloni temperaturën çdo mëngjes para se të dilni për të vendosur se çfarë duhet të vishni, kështu kontrolloni nëse temperaturat e mëngjesit dhe ditës janë rrënjësisht të ndryshme për të përgatitur trupin tuaj për atë që do të vijë. Nëse jeni nga ata njerëz që janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, mund të merrni paracetamol në simptomat e para të një dhimbje koke dhe të heqni qafe atë dukuri të pakëndshme.
Dilni në natyrë
Çdo formë e aktivitetit fizik që zgjat të paktën gjysmë ore në ditë do ta bëjë organizmin më të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ndryshimeve të motit. Është edhe më mirë nëse aktiviteti fizik zhvillohet në natyrë në ajër të pastër. Nuk ka rëndësi nëse keni vendosur të ecni shpejt ose ndonjë formë tjetër e trajnimit aktiv, aktivitetet në natyrë do t’ju ndihmojnë të heqni qafe stresin dhe të ndiheni më mirë, dhe ato gjithashtu mund të zvogëlojnë shanset tuaja për të pasur një dhimbje koke.
Dietë e larmishme dhe plot vitamina
Një dietë e shëndetshme dhe e duhur e pasur me fruta dhe perime është një parakusht i mirë për zbutjen e pasojave negative të motit. Përveç një diete të larmishme, pirja e rregullt e ujit është gjithashtu e rëndësishme. Rekomandohen të pihen prej 2 deri në 3 litra ujë në ditë.
Zëvendësoni kafenë me çaj bimor
Për t’ju ndihmuar të përballeni me meteoropatinë, mund të kërkoni ndihmë duke u relaksuar me pije të ndryshme bimore ose duke e pasuruar vaktin tuaj me shtesa të ndryshme dietike. Çajrat bimorë ndihmojnë në qetësimin e nervave./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...