Ne kemi lajme të këqija për ju: Nuk ballafaqohen vetëm gratë me dhimbje të thimthave, edhe burrat mund të kenë thimtha të ndjeshme, gjithashtu, gjakosje, kruajtje dhe simptoma të ngjashme.
Nëse ndonjëherë ju ndodh kjo, mos u shqetësoni, ka shpjegime të arsyeshme për këtë, transmeton Telegrafi.
Por padyshim mund të ketë edhe shenja të ndonjë problemi shëndetësor për të cilat ju kërkohet ta vizitoni doktorin.
Jeni duke veshur rrobat e gabuara për ushtrime
Fërkimet e shkaktuara nga rrobat që lidhen me vrapim ose ushtrime është një nga shkaktarët më të shpeshtë që e shkaktojnë dhembjen e thimthave te burrat. E emërtuar me vend thimthat e vrapimit, kjo është gjendje që flet vet, thotë Dr. Robert Glatter, asistent në shëndetësinë emergjente në Northwell Health dhe merr pjesë në mjekësinë emergjente në Lenox Hill Hospital.
Dhimbja e ndjeshme në thimtha gjithashtu mund të shpijë edhe te çarja e lëkurës me gjakderdhje të mundshme, thotë ai.
“Përveç vrapimit unë e shoh këtë si pasojë që lidhet me ushtrimet me shumë lëvizje vertikale dhe horizontale duke e përfshirë edhe futbollin, ragbin, boksin, etj.”, thotë Glatter.
Rrobat e reja ose alergjia nga materialet
Edhe nëse nuk jeni atlet, ju mund të keni dhembje të thimthave dhe kruajtje. “Rrobat e reja mund të jenë shumë të ndjeshme për thimthat e burrave. Pambuku që është i mbledhur në natyrë si dhe i trajtuar me kimikate mund të shpie deri në ndjeshmëri më të madhe, dhe manifestohet si një alergji ose kontakt dermanit, thotë ai. Nëse vuani nga lëkura e thatë, është më e mundshme të shfaqet.
Infeksioni i thimthave
Infeksioni i thimthave mund të zhvillohet prej irritimeve nga prerjet ose përdorimi i briskut të rrojës për heqjen e qimeve në thimtha. Brisqet e mprehta mund të shpien deri tek infeksionet. Antibiotikët mund të jenë të nevojshëm për ta trajtuar këtë infeksion të lëkurës në thimtha. Një tretman prej 7 deri 10 ditë mund të jetë i nevojshëm.
Cistet
Cistet mund të zhvillohen edhe tek burrat, gjithashtu edhe si infeksion i brendshëm në indet e gjirit, nëse thimthat janë të thata ose keni kruarje, përgjatë motit të ftohtë ose ekzemës, thotë Dr. Glatter. Kjo shpie deri tek dhembjet dhe hapjet e vogla të ekspozuara në lëkurë tek thimthat dhe lejon futjen e baktereve të lëkurës. /Telegrafi/
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...