Kolesteroli është jetik për shumë procese kyçe në trupin e njeriut dhe menaxhimi i niveleve të kolesterolit është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Kolesteroli është një substancë dylli e ngjashme me yndyrën që ndihmon trupin tuaj të krijojë membranat qelizore, shumë hormone dhe vitaminë D.
Kolesteroli në gjakun tuaj vjen nga dy burime: nga ushqimi që hani dhe nga mëlçia. Mëlçia juaj prodhon të gjithë kolesterolin që i nevojitet trupit tuaj, transmeton portal arbresh.info
Kolesteroli dhe yndyrnat e tjera barten në qarkullimin e gjakut si grimca sferike të quajtura lipoproteina. Dy lipoproteinat më të njohura janë lipoproteinat me densitet të ulët (LDL) dhe lipoproteinat me densitet të lartë (HDL).
Nivelet e larta të kolesterlit mund të rrisin rrezikun e sulmit në zemër, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, paralajmërojnë mjekët.
Ekspertët paralajmërojnë se shumë gra nuk janë të vetëdijshme se sa mund të jetë kolesteroli i tyre. Përafërsisht 45 për qind e grave mbi 20 vjeç kanë kolesterol total prej 200 mg/dl e lart, i cili konsiderohet i ngritur – por një studim nga Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se 76 për qind e grave thonë se as nuk e dine se çfarë niveli të kolesterolit kanë. Nivelet e larta të triglicerideve duket se parashikojnë një rrezik edhe më të lartë të sëmundjeve të zemrës tek gratë në krahasim me burrat, shkruan Eat This Not That.
Simptomat e kolesterolit të lartë janë dhimbja e gjoksit, problemet me frymëmarrje dhe dhimbjet e pakrahasueshme në krahë dhe këmbë.
Rreziku kryesor i lidhur me kolesterolin e lartë është sëmundja koronare e zemrës (CHD). Niveli i kolesterolit në gjak ka të bëjë me shanset për të marrë sëmundje të zemrës. Nëse kolesteroli juaj është shumë i lartë, ai grumbullohet në muret e arterieve tuaja.
Me kalimin e kohës, ky grumbullim njihet si aterosklerozë. Kjo gjendje çon në ngushtim, dhe ngushtimi i enëve të gjakut zvogëlon rrjedhën e gjakut në zemër.Kjo mund të çojë në anginë (dhimbje gjoksi) për shkak të rrjedhjes së pamjaftueshme të gjakut në zemër ose sulm në zemër në rastet kur enët e gjakut janë plotësisht të bllokuara dhe muskujt e zemrës fillojnë të mosfunksionojnë mirë.
Kolesteroli lidhet edhe me diabetin e tipit 2.
Diabeti i tipit 2 është një sëmundje tjetër e lidhur me kolesterolin e lartë sepse diabeti mund të ndikojë në nivele të ndryshme të kolesterolit. Edhe nëse kontrolli i sheqerit në gjak është i mirë, njerëzit me diabet priren të kenë rritje të triglicerideve, ulje të lipoproteinës me densitet të lartë (HDL) dhe ndonjëherë rritje të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL).
Studimet thonë se njerëzit që kanë sasi të lartë të kolesterolit kanë shfaqur gjendje më të rënduar gjatë pandemisë së koronavirusit./arbresh.info/
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...