Dhimbja e dhëmbit shërohet me këtë ushqim

08:38 | 17 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Kur keni dhimbje të dhëmbit, nuk duhet të hezitoni për t’a provuar këtë truk, i cili ju ndihmon shumë.

Bëhet fjalë për qepën, që është një ushqim që nuk i mungoj askujt në kuzhinë, transmeton portal arbresh.info

Por përveçse është i shkëlqyeshëm për shumicën e vakteve, qepët gjithashtu kanë disa përfitime shëndetësore.

Njëra prej tyre është se ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit, dhe e tëra çfarë ju duhet të bëni është të vendosni një copë qepë në dhëmb që ju dhëmb dhe të prisni disa minuta që lëngu i tij të fillojë të punojë.

Dhe nëse po pyesni pse qepa, përgjigjja është sepse përmban veti anti-inflamatore dhe antiseptike, prandaj është shumë efektive në luftimin e baktereve dhe inflamacionit.

Ia vlen ta provoni!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme