Trashësia e shenjave të rritjes në dhëmbët primar të foshnjës mund të identifikojë nëse fëmijët do të preken nga depresioni dhe çrregullimeve të tjera mendore si të rritur.
Shkencëtarët nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts (MGH) duke përdorur të dhëna nga një studim shëndetësor nga Universiteti i Bristolit, kanë analizuar 70 dhëmbë parësorë të mbledhur nga 70 fëmijë të regjistruar në studimin Fëmijët e viteve ’90 (ose Studimi Longitudinal Avon i prindërve dhe fëmijëve).
Rezultatet mund të çojnë në zhvillimin e një mjeti që mund të identifikojë fëmijët në rrezik të çrregullimeve mendore pasi janë ekspozuar ndaj fatkeqësive të hershme të jetës, një faktor rreziku për problemet psikologjike.
Një e treta e çrregullimeve mendore, sipas studimit, vjen nga fatkeqësitë gjatë fëmijërisë.
Autorja e studimit, Erin C. Dunn, ka theksuar se efektet e fatkeqësive të fëmijërisë, të cilat studimet sugjerojnë se janë përgjegjëse për deri në një të tretën e të gjitha çrregullimeve mendore. Megjithatë, mungesa e mjeteve efektive për matjen e ekspozimit ndaj fatkeqësive të fëmijërisë shkakton vështirësi për shkencëtarët për të kuptuar zhvillimin e fëmijës. Një vështirësi tjetër me të cilën haset është pyetja e njerëzve ose prindërve të tyre për përvojat e dhimbshme të fëmijërisë që shkakton ngurrim dhe kujtesë të dobët.
“Dhëmbët krijojnë një rekord të përhershëm të llojeve të ndryshme të përvojave të jetës,” tha Dunn. Ekspozimi ndaj stresit fizik, si ushqimi i dobët, mund të ndikojë në formimin e emailit dentar dhe të rezultojë në linja të theksuara rritjeje brenda dhëmbëve, të quajtura linja stresi. Këto linja të rritjes mund të ndryshojnë në bazë të mjedisit dhe përvojave që një fëmijë ka në mitër dhe, menjëherë pas, në kohën kur formohen dhëmbët. Linjat më të trasha të stresit mund të tregojnë kushte më stresuese të jetës”.
Dunn zhvilloi një hipotezë se gjerësia e linjës neonatale (NNL) mund të jetë një tregues nëse nëna e foshnjave përjetoi nivele të larta të stresit psikologjik gjatë shtatzënisë dhe periudhës së hershme pas lindjes.
Gjerësia e NNL u mat duke përdorur mikroskopë dhe nënat plotësuan pyetësorët gjatë dhe menjëherë pas shtatzënisë mbi katër faktorë të njohur që ndikojnë në zhvillimin e fëmijës. Kjo përfshinte ngjarje stresuese në periudhën prenatale, historinë e nënës me probleme psikologjike, cilësinë e lagjes (niveli i varfërisë ose siguria, për shembull) dhe niveli i mbështetjes sociale.
Studimi gjeti se fëmijët, nënat e të cilëve kishin histori depresioni ose probleme tjera psikiatrike, kishin më shumë gjasa që të lindin fëmijë me NNL-në më trashë. Për më tepër, nënat që morën mbështetje të konsiderueshme sociale pas lindjes prireshin të kishin fëmijë me NNL më të hollë.
Autorët e studimit kanë theksuar se duhet një hulumtim më i gjërë në raport me gjetjen e hollësive më të detajuara dhe nëse gjetjet e këtij hulumtimi mund të përsëriten në një studim më të madh, ajo beson se NNL dhe shenja të tjera të rritjes së dhëmbëve mund të përdoren në të ardhmen për të identifikuar fëmijët që kanë qenë të ekspozuar ndaj fatkeqësive të hershme të jetës./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...