Pirja e deri në tre filxhanë kafe në ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sugjeron një studim dhjetëvjeçar.
Sipas studimit, konsumatorët e rregullt të kësaj pije të nxehtë, kishin deri në 12 për qind më pak gjasa që të vdisnin, transmeton portal arbresh.info
Gjithashtu, ata kishin më pak gjasa që të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare ose të pësonin goditje në tru.
Por ekspertët zbuluan se përfitimet shëndetësore vijnë vetëm nga konsumimi i kafesë së bluar – jo nga varietetet e çastit.
Dhe pirja e më shumë se tre filxhanëve në ditë nuk ka ndonjë efekt të mire nëse kafeja nuk është e bluar mirë, sipas hulumtimit të pothuajse 500,000 njerëzve.
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë, megjithëse studimet e mëparshme kanë qenë kontradiktore nëse ajo mund të sjellë përfitime apo dëm për shëndetin, shkruan DailyMail.
Përveç kafeinës, pija përmban edhe minerale dhe antioksidantë. Disa studime e kanë lidhur atë me uljen e rrezikut të kancerit, diabetit të tipit 2 dhe demencës, megjithatë, studime të tjera kanë vënë në dukje rrezikun që mund të sjellë pirja e kafesë, sikurse presioni i lartë i gjakut dhe vdekja nga sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi i ri i kryer nga një ekip akademikësh në Universitetin Semmelëeis në Hungari dhe Universitetin Queen Mary të Londrës, sugjeron se pija nuk rrit presionin e gjakut dhe se sjell përfitime të shëndetit të zemrës.
Dr Steffen Petersen, një nga autorët nga Queen Mary’s, tha se rezultatet tregojnë se konsumimi i moderuar i kafesë “nuk është i dëmshëm për shëndetin e zemrës, por mund të sjell dobi”.
Pjesëmarrësit u morën nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, ishin mesatarisht 56 vjeç dhe nuk kishin sëmundje të zemrës kur filloi studimi.
Vullnetarët u ndoqën për 11 vjet, duke i lejuar ekspertët të analizojnë dallimet midis grupeve. Midis pjesëmarrësve, 22 për qind nuk pinin kafe dhe 58 për qind pinin deri në tre filxhanë në ditë.
Rezultatet treguan se ata që pinin 0,5-3 filxhanë në ditë kishin 12 për qind më pak gjasa të vdisnin sesa ata që nuk kanë pirë kafe deri në fund të studimit.
Ndërkohë, ata kishin 17 për qind më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 21 për qind më pak gjasa për të pasur një goditje në tru krahasuar me ata që nuk pinin kafe.
Studiuesit nuk shqyrtuan pse, por kafeina dihet se ndrydh oreksin, gjë që mund të çojë në nivele më të ulëta të obezitetit dhe kushteve shëndetësore të lidhura me të.
Studiuesit nuk zbuluan ndonjë rritje në normat e presionit të lartë të gjakut tek ata që pinin kafe çdo ditë, duke shuar shqetësimet se pija me kafeinë shkakton këtë gjendje.
Sipas shkencëtarëve, arsyeja se si bëhet kafja, mund të dallojë edhe në shëndetin tonë.
Kafeja e menjëhershme përmban më shumë kafeinë dhe antioksidantë, por ka dy herë më shumë akrilamide – një substancë që gjendet në disa ushqime që është lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit dhe dëmtimit të sistemit nervor, prandaj ata sugjerojnë që kafeja të jetë e bluar mirë, edhe dy herë, sepse mund të sjellë përfitime shëndetësore./arbresh.info/
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...