Noti jashtë në dimër mund të ndihmojë në djegien e më shumë kalorive.
Një studim ka gjetur se njerëzit që bëjnë not rregullisht edhe në ujë të ftohtë, si noti në det ose liqene, konsumojnë më shumë energji në të ftohtë, gjë që ndihmon në humbjen e peshës, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Kaloritë duket se janë djegur sepse temperatura e lëkurës së tyre rritet më shpejt sesa njerëzit që nuk bëjnë not në ujë të ftohtë.
Dëshmitë vijnë nga një studim i kryer nga tetë burra që bënë not në të ftohtë dy ose tre herë në javë, para se të frekuentonin më pas saunën.
Ata u krahasuan me tetë burra të një moshe dhe peshe të ngjashme.
Rezultatet tregojnë se burrat që notojnë në ujë të ftohtë konsumojnë ekuivalentin e rreth 500 kalorive shtesë në 24 orë më shumë mesatarisht sesa njerëzit e tjerë.
Dr Camilla Scheele, autore e studimit nga Universiteti i Kopenhagenit, tha: ‘Rezultatet tona sugjerojnë që njerëzit që notojnë në ujë të ftohtë e trajnojnë trupin e tyre për t’u marrë ndryshe me temperaturat më të ftohta.
“Ndërsa djegin më shumë kalori, ata ka të ngjarë të humbin peshë, gjë që mund të jetë e mirë për shëndetin e tyre në përgjithësi, pasi mbipesha është një faktor rreziku për kaq shumë sëmundje”, shtoi ajo.
Studimi, i botuar në revistën Cell Reports Medicine, zbuloi se burrat që notojnë ose bëjnë zhytje jashtë në dimër kanë një temperaturë më të ulët të trupit dhe peshë më të mirë.
Sidoqoftë, hulumtimi i fundit sugjeron që të kalosh kohë në një sauna, si dhe noti në ujë të ftohtë mund të bëjnë trupin të reagojë më të shëndetshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...