Për të patur një lëkurë të butë e plot shkëlqim, femrat do të ishin të gatshme të vendosnin çdo gjë në fytyrë, por disa produkte duket se i kanë të ndaluara rreptësisht nga dermatologët.
Ndonëse maskat natyrale janë një zgjidhje shumë e mirë kundër problemeve të ndryshme të lëkurës, shumë përbërës qofshin natyralë apo jo mund të irritojnë këtë të fundit. Ja çfarë është e ndaluar të vendosni në fytyrë
Skrabet gërryese
Në vend të skrabeve gërryese, do të ishte më mirë të përgatisnit një të tillë vetë në shtëpi me sheqer e vaj ulliri. Skrabet kozmetike mund të jenë shumë të ashpër për lëkurën tuaj duke jua lënë të acaruar e të skuqur.
Produkte me bazë alkooli
Përpara se të blini një produkt, sigurohuni të lexoni etiketat ! Shmangni përdorimin e produkteve me bazë alkooli, pasi ky i fundit ka tendencën të acarojë lëkurën duke jua tharë.
Krem hidratant me bazë kolagjeni
Kolagjeni prodhohet nën lëkurë dhe është e pamundur që lëkura ta përthithë përmes stresës së jashtme të lëkurës. Një krem hidratant me bazë kolagjeni do të ishte thjesht një investim i pavlerë sepse ju nuk do të përfitonit asgjë.
Sfungjeri mund të largojë shtresat e vdekura të lëkurës, por në fytyrë ju nuk duhet ta përdorni kurrë pasi lëkura në këtë zonë është shumë e ndjeshme.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...