Përderisa numri i njerëzve që jetojnë me diabet po vjen e po rritet, qasja ndaj insulinës, që është kriter për të plotësuar kërkesën në rritje, mund të zvogëlohet, parashikon një studim i ri.
Deri në vitin 2030, 79 milionë të rritur me diabet të tipit 2 pritet të kenë nevojë për inlsulinë për të menaxhuar gjendjen e tyre dhe nëse nivelet e tanishme të aksesit mbeten, ër të menaxhuar gjendjen e tyre dhe nëse nivelet e tanishme të aksesit mbeten, vetëm gjysma e tyre do të jenë në gjendje të marrin një furnizim adekuat, sipas një studimi të modelimit të botuar të mërkurën në revistën Lancet Diabetes dhe Endocrinology, transmeton portali arbresh.info
Qasja në këtë mjekim duhet të përmisohet ndjeshëm, paralajmërojnë studiuesit, veçanërisht në rajonet e Afrikës, Azisë dhe Oqeanisë, të cilat do të jenë më të prekura.
“Këto vlerësime sugjerojnë se nivelet e tanishme të aksesit të inslulinës janë shumë të papërshtatshme në krahasim me nevojën e parashikuar, veçanërisht në Afrikë dhe Azi, dhe më shumë përpjekje duhet t’i kushtohet tejkalimit të kësaj sfidë shëndetësore”, tha Dr. Sanjay Basu, asistent profesor i mjekësisë në Stanford Universiteti në SHBA, i cili udhëhoqi hulumtimin.
Përkundër angazhimit të OKB-së për të trajtuar sëmundjet jo-ngjitëse dhe për të siguruar akses universal ndaj ilaçeve për diabet, në të gjithë botën insulina është e pakët.
Insulina është e nevojshme për të trajtuar të gjithë njerëzit me diabet të tipit 1 dhe disa faktorë me diabet të tipit 2. Forma e fundit e sëmundjes është e lidhur fort me faktorët e jetesës si obeziteti, dieta e dobët dhe pasiviteti fizik.
Studimi parashikon se në mbarë botën, numri i të rriturve me diabet të tipit 2 do të rritet nga 406 milionë në vitin 2018, në 511 milionë në vitin 2030.
Shtetet e Bashkuara do të kenë numrin e tretë më të lartë në botë, me 32 milionë njerëz që parashikohen të jetojnë me këtë sëmundje në 2030./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...