Deri në këtë moshë fëmijët duhet patjetër të flenë më nënën e tyre

18:57 | 3 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Gjithkush ka mendime të ndryshim mbi kohën se deri kur fëmijët duhet të flejnë me nënën e tyre.

Përderisa të gjithë bëjnë sikurse duan vet, një studim ka ardh në përfundim mbi këtë dilemë, transmeton portal arbresh.info

Sipas Dr Nils Bergman nga Universiteti i Cape Toën në Afrikën e Jugut, të sapolindurit e shëndetshëm duhet të flenë në gjoksin e nënës së tyre gjatë javëve të para të jetës, në mënyrë që të arrihet zhvillimi optimal.

Megjithatë, ai shton se fëmijët duhet të flenë në të njejtin shtrat me prindërit e tyre derisa të mbushin 3 ose 4 vjeç.

Sipas studimit të kryer nga ai është gjetur se foshjnat që flenin në shtrat me nënën e tyre kishin zemër më të fuqishme në krahasim me ata që flenin vetëm.

Studimi gjithashtu shton se fëmijët që flejnë me nënën e tyre bëjnë gjumë më të mirë, në krahasim me ata që flejnë ndaras.

Sipas Dr Bergman, fëmijët që flenë me prindërit e tyre kanë shumë më tepër përfitime sesa thjesht të përmirësojnë gjumin. Ai shton se në kohën kur fëmija flen me prindërit hormoni i stresit zvogëlohet. Gjithashtu besohet se prekja e lëkurës së nënën nga foshnja zvogëlon ankthin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme