Ngritja i lartë e tensionit të gjakut, sheqeri dhe yndyra janë rrezik i madh për zhvillimin e sëmundjeve.
Vlerat maten me analizat e gjakut në mënyrë që të qëndrojmë në vlerat e dëshiruara, ndërsa kjo më së miri arrihet me balancimin e ushqimit dhe me lëvizjen e përditshme. Ja se çfarë do të thonë vlerat e tyre…
Dr. Argjend H. Kamberi
PRESIONI I GJAKUT
Vlera e presionit të gjakut 140/90 mmHg dhe më lart konsiderohet hipertension, i cili është faktori kryesor i pavarur i rrezikshëm për zhvillimin e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare.
Vlera e parë dhe e sipërme janë presioni në arterie kur zemra rrah (presioni sistolik), ndërsa numri tjetër, i poshtmi, presioni në arterie midis rrahjeve të zemrës (presioni diastolik).
Për shkak të ndryshimeve të cilat ndodhin me plakjen, presioni sistolik arterial pas moshës 50-vjeçare pas çdo viti jete rritet për rreth 2 mmHg, ndërsa presioni diastolik për 0,5 deri në 1mmHg.
Presioni normal i gjakut
120/80 mmHg.
Prehipertensioni
Presioni sistolik oscilon midis 120 dhe 139 mmHg apo presioni diastolik oscilon midis 90 dhe 99 mmHg.
Hipertensioni i shkallës 2
Tensioni sistolik 16- mmHg dhe më i lartë apo tensioni diastolik 100 mmHg apo më lart.
* Të dy vlerat e lexuara për presionin e gjakut janë të rëndësishme. Mirëpo, pasi që t’i mbushni 50 vjet, vlera e presionit sistolik është edhe më e rëndësishme. Hipertensioni i izoluar sistolik (HIS), kur presioni diastolik është normal, mirëpo ai sistolik i ngritur, është tip më i shpeshtë i presionit të ngritur të gjakut te personat më të vjetër se 50 vjeç.
SHEQERI
Diabeti i tipit 2 është sëmundje shumë e rëndë e shkaktuar me shprehitë e këqija jetësore, i kushtueshëm për shërim dhe me komplikime të rënda për të sëmurin.
Tani është obligim të zbulohet edhe paradiabeti në mënyrë që të pengohet zhvillimi i sëmundjeve të sheqerit.
Glukoza e matur në bark të zbrazët
• Të shëndetshmit – më pak se 5,6 mmol/l
• Paradiabeti – nga 5,6 deri 6,9 mmol/l
• Diabeti – më i lartë se 7 mmol/l
Glukoza 2 orë pas ushqimit (testi oGTT)
• Të shëndetshmit– deri 7,8 mmol/l
• Paradiabeti – nga 7,8 deri 11 mmol/l
• Diabeti– më i lartë se 11 mmol/l
Hemoglobina e glukozuar (HbAc1, niveli i glukozës gjatë 3 muajve të kaluar)
• Të shëndetshmit– deri në 5,7%
• Paradiabeti– nga 5,8 deri 6,5%
• Diabeti – më lartë se 6,5%
YNDYRAT
Niveli i përgjithshëm, HDL dhe LDL i kolesterinës dhe përpjesëtimet e tyre kanë ndikim të barabartë në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut.
Niveli i ngritur i kolesterinës së përgjithshme dhe i kolesterinës me dendësi të ulët (LDL) është dislipidemiama.
Kufiri i vlerave
Kolesterina e përgjithshme: Femrat dhe meshkujt – i ulët deri në 5 mmol/l
Kolesterina LDL: Femrat dhe meshkujt – i ulët nga 3 mmol/l
Kolesterina HDL:
• Femrat – i lartë nga 1,2 mmol/l
• Meshkujt: i lartë nga 1 mmol/l
Trigliceritet: Femrat dhe meshkujt – i ulët nga 1,7 mmol/l.
* Te të sëmurët me diabet dhe të sëmurët nga sëmundja kardiovaskulre (preventiva sekondare) qëllimet e shërimit janë të rrepta – kolesterina e përgjithshme duhet të jetë më e ulët se 4,5 mmol/l, ndërkaq kolesterina LDL më e ulët se 2,5 mmol/l.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...