Bebeve të sapolindura në maternitet mamitë i vënë në kokë kapelë pambuku, të cilat shpesh i bartin edhe pas daljes nga materniteti. Ja se çfarë thonë pediatrit – deri kur do të duhej të bartet ky detaj “mode”.
Derisa bebet janë në barkun e nënës, jetojnë në ambient të ngrohtë, të lagësht dhe të mbështjellë (në mitër), andaj kur lindin mund të kenë të ftohtë. Për këtë shkak, mamitë menjëherë pas lindjes i vënë kapelë pambuku në kokë. Mirëpo, kur bebja juaj del nga materniteti ajo nuk është e detyruar të bartë kapelën gjithë kohës, pos në stinën e dimrit nëse shtëpia juaj është e freskët.
Bebet e shëndetshme të lindura me kohë nuk janë të detyruara të bartin kapelën kur shkojnë në shtëpi”, thotë HuardRainshtajn, pediatër nga Kalifornia dhe zëdhënës i Akademisë amerikane të pediatërve.
Mirëpo, nëse ju mendoni që bebja juaj duket e bukur me kapelë, lirisht mund t’ia vini në kokë, derisa ajo të ndihet këndshëm. Nëse duket e shqetësuar përpëlitet sikur ndien nxehtësi, hiqjani kapelën në mënyrë që të jeni të sigurta se a është problemi është te kapela.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...