Personat që vuajnë nga depresioni mund të kenë probleme mes dallimit të kujtimeve të ngjashme.
Jeta me depresion mund të shpie në një numër problemesh, përfshirë problemet me gjumë dhe nivelet më të larta të stresit.
Por, së fundi shkencëtarët kanë zbuluar edhe këtë: ekziston një lidhje mes depresionit dhe kujtesës.
Më saktësisht, personat që vuajnë me depresion e gjejnë veten të paaftë për të kuptuar informacione të reja si pasojë e mendimeve apo kujtimeve nga e kaluara.
Pas analizimit të të dhënave të 98 të rriturve, shkencëtarët amerikanë treguan se personat me nivele më të larta të depresionit kanë probleme t’i dallojnë objektet e ngjashme.
Por kjo nuk do të thotë se ata vuajnë nga amnezia; por thjesht se disa detaje të vogla të memories mund të mungojnë si rezultat i shëndetit të dobët mendor.
Vlen të ceket se një studim tjetër, po ashtu nga shkencëtarë amerikanë, ka zbuluar se ata të cilët përpiqen t’i shtypin emocionet negative janë më të aftë ta reduktojnë ndikimin e kujtimeve negative. /Telegrafi/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...