Kur përshkruajmë depresionin frazat që përdoren zakonisht kanë cilësime fizike apo pasoja direkte në trup.
Këtu përmendet lodhja, pagjumësia ose gjumi i tepërt, dhimbjet e zemrës e një sërë pasojash të tjera tërësisht fizike.
Duke qenë një gjendje me simptoma kaq reale në organizëm, depresioni padyshim që ka dhe efektet e tij afatgjata po aty.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju rendisim disa prej tyre që sipas ekspertëve e ndikojnë më së shumti trupin.
Dhimbjet e kokës
Dhimbjet e kokës dhe tensioni i vazhdueshëm shpesh shoqërohen me depresion.
Mund të ndjeni një pulsimi të vogël në mes të vetullave, pas veshit apo në zonën e qafës për të kuptuar se jeni nën tension.
Sëmundje të tjera të kokës si migrena shoqërohen gjithashtu me depresion.
Gjithsesi ka një dyshim nëse depresioni po ua shkakton migrenën apo migrena depresionin
Lodhja
Shumë njerëz në depresion raportojnë se ndiejnë një lloj lodhjeje të vazhdueshme.
Kjo pavarësisht se sa po flenë apo po pushojnë, një ndjenjë lodhje e lehtë apo e fortë është gjithë prezente.
Kjo lloj lodhje lidhet me mungesën e përqendrimit dhe humbjen e fuqive papritur.
Dhimbje stomaku
Ka kaq shumë arsye përse mund të jeni duke përjetuar dhimbje stomaku sa mund të mos e lidhni fare me depresionin, por edhe ai është një shkak.
Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes trurit dhe zorrëve, që do të thotë depresioni dhe ankthi mund të jenë fajtor për dhimbjet e stomakut.
Sipas Universitetit të Harvardit, truri ka një efekt të drejtpërdrejtë në stomak dhe mund të shkaktojë dhimbje fare lehtë po ashtu edhe anasjelltas.
Dhimbjet e shpinës
Dhimbja e shpinës ose një ndjenjë e përgjithshme e dhimbjes që duket se ndodh pa shkak mund të jetë një shenjë domethënëse që depresioni po shkakton në trupin tuaj
Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis dhimbjeve të shpinës dhe depresionit.
Ekspertët thonë se dhimbja e vazhdueshme e shpinës rrit rrezikun e depresionit dhe njerëzit që jetojnë me depresion kanë 60% më shumë gjasa të zhvillojnë dhimbje shpine.
Problemet me shikimin
Ndër problemet e para që vihen re dhe kurrsesi nuk mund të injorohen.
Turbullimi i shikimit është një nga shenjat që depresioni po shkakton në trupin tuaj.
Duke qenë në stres dhe nën tension të vazhdueshëm jeni shumë më të rrezikuar nga humbja e shikimit.
Ky rrezik rritet sa më shumë që të kalojë mosha veçanërisht nëse vuani nga depresioni.
Shenja të tjera
Probleme të tjera fizike që mund të jetë duke ua shkaktuar depresioni në fshehtësi është dobësimi i imunitetit, ndryshimet në peshë apo në oreks, problemet me tretjen apo me gjumin.
Të gjitha këto janë shenja të qarta se depresioni po ju ndikon fizikisht duke dëmtuar organizmin në mënyrë të vazhdueshme.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kamion në Gran...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...