Këndimi me zë të lartë është një kurë mjaft e mirë për të gjitha nënat që vuajnë nga depresioni i paslindjes. Ky është rezultati i një studimi të fundit publikuar në britaniken ‘Journal of Psychiatry’.
Shkencëtarët studiuan 134 nëna të reja nga e gjithë bota duke i grupuar në tri grupe të ndryshme.
Njëri grup ishte pjesë e këngëve, një tjetër ishte pjesë e lojërave kreative dhe grupi i tretë bënte çdo gjë si në përditshmëri, ku nënat e reja mbështeteshin nga familja, merrnin qetësues për depresionin pas lindjes ose bëheshin pjesë e seancave të ndryshme trajnimi me beben.
Pas një vëzhgimi të gjatë, shkencëtarët zbuluan se nënat që këndojnë ose krijojnë këngë për foshnjat e tyre kurohen më shpejt nga depresioni pas lindjes krahasuar me nënat e grupeve të tjera të përfshira në këtë studim.
Të gjitha grupet u bënë pjesë e studimit gjatë 10 javëve, por në gjashtë javët e para grupi i këngëve tregoi një rënie mesatare prej 35 për qind të simptomave depresive.
Autori kryesor i studimit, Daisy Fancourt, nga Universiteti i Londrës, tha se të kënduarit është një tjetër terapi e dobishme për t’u ofruar nënave të reja që vuajnë nga depresioni pas lindjes.
“Këto rezultate janë me të vërtetë interesante, sepse sugjerojnë diçka shumë të thjeshtë si kurë që u referohet nënave të reja”. /Telegrafi/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani