Të zgjohesh në mëngjes me të njëjtin ritëm të jetës. Sërish ai i djeshmi… ende ndjen dhimbje dhe ngushtim thellë në gjoksin tënd. Tashmë, edhe gjërat që kishin vlerë më parë nuk kanë më rëndësi. Çfarëdo që ti bën është vetëm pjesë e hijes së trupit tënd. Vullneti dhe motivi për jetë duket se fluturojnë bashkë me kalimin e kohës. Tani, nata është bërë ditë dhe dita është shndërruar në natë. Shtrati është i vetmi vend ku gjej strehim. Aty ku trupi im gjen prehje dhe ku lotët e mi mbulojnë jastëkun tim. Oreksi për ushqimet e preferuara nuk ekziston më. As euforia për të dalë me shokët në ahengjet që ne i organizonim çdo javë. Më duket sikur ajri nuk po mbush dot mushkëritë e mia. Gjithçka unë ndjej është një tym i përzier me pikëllim e dëshpërim i cili po ngulfat shpirtin tim të dërrmuar. Shpeshherë pyes veten: A do të dal ndonjëherë nga ky boshllëk që ndjej dhe kjo botë e thatë ku unë kam humbur? A do arrij unë që të jem ai i mëparshmi apo veçse do vazhdoj me përhumbjen time?
Fraza e lartpërmendur është një përshkrim tipik për secilin individ që ka përjetuar atë çka emërtohet si depresion. Depresioni është një gjendje ku individi për një periudhë të caktuar kohore përjeton simptoma negative si: humbje të motivit të jetës, jointeresim në aktivitetet e preferuara, mërzitje të vazhdueshme dhe mbyllje në vetvete. Për fat të keq, numri i atyre që përjetojnë depresion nuk është i paktë. Besohet që rrethanat jetësore dhe dinamika e jetës që shumë njerëz e zhvillojnë, ndikon që persona të ndryshëm të përjetojnë faza depresive. Depresioni konsiderohet të jetë si një ndër betejat shekullore me të cilën po ballafaqohet njerëzimi anembanë botës. Fryma e tij duket se po prek shumë njerëz të cilët, me shumë lehtësi po bien pre e tij.
Nëse shikojmë nga një perspektivë më e afërt, depresioni prek thellë gjendjen shpirtërore të individit. Thënë më qartë, depresioni bën që një njeri të ndihet i vdekur shpirtërisht dhe emocionalisht. Kjo pasi që, hija e zezë e episodave të njëpasnjëshme depresive ndikon që ngjyrshmëria e emocioneve tona të bie dhe gjithçka të kthehet në një makth. Njeriu nuk ndjen asgjë tjetër përpos një boshllëku të madh dhe rënie të vazhdueshme të motivit për të jetuar.
Megjithatë, fuqia e njeriut për të tejkaluar çdo sfidë në jetë shkon përtej asaj çka realisht mendja njerëzore mund të mendojë. Ne kemi potencial për të mundur secilin gur që ndalon rrugën tonë. Poashtu, edhe depresioni mund të mundet, me pak respekt dhe dashuri për veten tonë./revista psika
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...